YouVersion Logo
Search Icon

Bëratë 20

20
Krie e njëzetëtë
1E si pushoi nakatosia, thirri Pavllua mathitejtë, e si i la me shëndet, dolli të vij ndë Maqedhoni.
2E si shkoi ndëpër gjithë ato vënde, e i parigorisi ata me shumë dhidhahira, erdhi nd’Elladhë.
3E bëri atje tre muaj, e si duajnë çifutë t’i ngrihnë dhokan që duaj të vij me karav ndë Siri, e mpsuanë të kthenej ndëpër Maqedhoni.
4E vij pas atij ngjera mb’Asi Sosipatroi Verjoti. Edhe nga Seleniklitë, Aristarhoi, edhe Sekundhua, edhe Gaioi Dherveu, edhe Timotheoi. E nga Anatolitë, Tihikoi edhe Trofimoi.
5Këta vanë më përpara, e na prisnë navet ndë Troadhë.
6E na bëm plëhurë pas ditet së lipsovet nga Filippëtë, e erdhm nd’ata ndë Troadhë, ngjera mbë pesë dit, e atje qëndruam shtatë dit.
7E të parënë ditë të javësë, tek qenë mathitejtë mbëjedhurë të prisnë bukë, Pavllua i dhidhaks ata, se duaj nesëret t’ikën, e mbajti dhidhahinë ngjera ndë mes të natësë.
8E ndë çardhak tek qenë mbëjedhurë, ishnë shumë llambadha dhezurë.
9E një trimshor që quhej Eftiho tek rrij mbë një penxhere, si e mundi një gjumë i rëndë, kur edhe po dhidhaks Pavllua, u vithis prej gjumit e ra nga të tre patetë përposh, e e ngrijtinë nga dheu të vdekurë.
10Ma si zbriti Pavllua, ra mbi të, e si e pushtroi, tha: Mos viri silloi, se Shpirti i tij është mbë të.
11E si hipi sipër, e theu bukë, e hangri, e dhidhaks fjalënë ngjera ndë mëngjes, e kështu dolli.
12E e prunë djalënë të gjallë, e u parigorisnë jo pak.
13E na si vam përpara mbë karav, e vejëm për Asso, e ateje do të marëm Pavllonë, se ashtu kish lënë porsi, se duaj të vij për Dheut.
14E si u poq me navet nd’Asso, e muarrm atë e vam ndë Mitilin.
15E ateje hapm plëhurë, e ditën’ e nesërme arrijtim karshi Hiosë. E tjetërënë ditë duallm ndë Samo, e si qëndruam ndë Trojilë, nesëret erdhm ndë Milito.
16Se Pavllosë i pëlqeu të shkon ndëpër anë t’Efesosë që të mos i bënej atij të mënuarë nd’Asi; sepse nxitonej, nd’ish kollaj ditën’ e Pendikostisë të gjëndej nd’Ierusalim.
17E nga Militua dërgoi nd’Efesso e thirri priftërit’ e qishësë.
18E si erdhë tek ai, u tha ature: Juvet e diji që ditën’ e parë që erdha nd’Asi, qish shkova me juvet gjithë këtë kohë.
19Tuke shërbierë Zotnë me çdolloi të tapinosurë, e me shumë lot, e me shumë piraksira, që më gjajtinë mua nga an’ e pusivet së çifutet.
20E që s’u ruaçë fare që të mos u thom juvet nga ato që vëjejënë, e të mos u dhidhaks juvet gjithëvet bashkë, edhe veçë [edhe] ndëpër shtëpira.
21E nukë pushova tuke martirisurë ndë çifut e nd’Elinë metaninë që duaj, e mbë Perndinë, e besënë mbë Zonë tënë Iisu Hristonë.
22E na unë ndashti lidhurë nga Shpirti, vete nd’Ierusalim, pa dijturë çfarë punëravet do të më gjajënë mua atje.
23Përveçme që Shënjti Shpirt më veveos ndë gjithë qutete, e thotë që zinçirë e shtrëngime më presënë.
24E ndonjë nga këto nukë trëmbem unë, as kam jetënë time më të nderçurë nga vetiu, po të sos udhënë time me gëzim, edhe të shërbierit’ e fjalësë që paçë marrë nga Zoti Iisu, për të dhënë martiri ndë Ungjill të dhurëtisë Perndisë.
25E ndashti ja, un’ e di që do të mos shihni më gjithë juvet faqenë time, që ndëpër gjithë juvet shkova tuke dhidhaksurë mbretërin’ e Perndisë.
26Për këtë punë u marr juvet për martirë mbë këtë ditë, që unë jam i pafaj nga gjaku i së gjithëvet.
27Sepse unë nuk’ u shtëmëgçë që të mos u rrëfejë juvet gjithë kshill’ e Perndisë.
28Kini kujdes dha vetëhenë tuaj, edhe gjithë griqnë që u vuri mbë të juvet Shënjti Shpirt piskopë, të kullotni Qishën’ e Perndisë, që e ka fituarë me gjak të tij.
29Se un’ e di këtë, që si të ikëj unë e pastaje do të hijënë ndëpër juvet ujqër të këqinj, që do të mos kurcejënë griqnë.
30Edhe nga mesi juaj do të ngrihenë ca njerëz të dhidhaksjënë punëra të shtrëmbëra, që të heqëjnë mathitejtë pas vetiut.
31E andaj të rriji cgjuarë, e të kujtoneni që tri vjet nukë pushova dit’ e natë të ap nasihat me lot mbë cilinëdo nga jush.
32Edhe ndashti, o vëllazër, u lë juvet te Perndia, edhe mbë fjalë të dhurëtisë tij, që ësht’ e zonja t’u dërtojë shtëpinë e t’u apë juvet pjesë bashkë me gjithë të Shënjtëruarë.
33Ergjënd, a Ar, a të veshura, as ndonjë nukë desha.
34Juvet e diji që ndë hrië të mia edhe t’ature që paçë me vetëhe këto duar më shërbienë.
35Mbë të gjitha u dëftova juvet se kështu me të punuarë duhetë të ndihëjmë të sëmurëtë e të mbajëmë mënd fjalët’ e Zotit Iisuit, se ai tha: Më mirë është t’apë njeriu, se të marrë.
36E si tha këto, unji gjunjët’ e tij, e u fal me gjith’ ata.
37E u bë të qarë të madh ndë gjith’ ata, e ranë mbi qafë të Pavllosë e e puthn’ atë.
38E helmonishnë më shumë për fjalë që u tha, se do të mos shohënë më faqen’ e tij, e e përcillë atë ngjera mbë karav.

Currently Selected:

Bëratë 20: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in