Bëratë 19
19
Krie e nëntëmbëdhjetëtë
1E kur ish Apolloi nd’Jordhezë, Pavllua shkoi ndëpër anë të sipërme, e arriu ngjera nd’Efeso. E si gjeti ca mathitej.
2U tha ature: Muarrtë ju Shpirtinë Shënjt si besuatë? Edhe ata i thon’ atij: Na as digjuarë kemi të thonë, nd’është Shpirt Shënjt.
3E u thot’ ature: Ndë se dha jini pagëzuarë? Edhe ata i thonë: Ndë pagëzim të Ioannit.
4Edhe Pavllua u tha: Ioanni pagëzoi pagëzim të metanisë, e tha ndë llao, të besojnë mb’atë që vjen pas tij, domethënë mbë Iisu Hristonë.
5E si digjuanë këto fjalë, u pagëzuanë nd’ëmër të Zotit Iisuit.
6E si vuri duartë mbi ta Pavllua, erdhi Shpirti Shënjt mbi ta, e flitnë gjuhëra e profitepsnë.
7E gjithë këta qenë ngjera mbë dimbëdhjetë burra.
8E si hiri ndë sinaguaj, kuvëndon faqeza, e qërton tre muaj, e u mbush kokënë për mbretëri të Perndisë.
9Ma sepse qenë ca gurëcuarë e nukë ipnë besë, po shaijnë udhën’ e Zotit përpara turmësë, u mërgua prej suresh, e ndau mathitejtë, e dhidhaks ngadita ndë skolio të njëit Tirannit.
10E këjo u bë di vjet, kaqë sa që digjuanë fjalën’ e Zotit Iisuit gjith’ ata që rrijnë nd’Asi, çifut edhe Elinë.
11E thavmëra jo të vogëla bën Perndia me duar të Pavllosë.
12Saqë të bijnë mbë të sëmurë destemelera a podhjera nga kurmi i tij, e shpëtoijnë nga sëmundëtë, e shpirtërat’ e pëgëra dilë prej suresh.
13E dhoqimasnë edhe ca nga eksorqistitë çifut që vijnë rrotullë të zijnë ngoje mb’ata që kishnë Shpirtëra të pëgëra ëmërin’ e Zotit Iisuit, e të thoshnë: U orqisjëmë juvet për atë Iisunë që dhidhaks Pavllua.
14E ata që e bëijnë këtë qenë të shtatë bijt’ e çifutit Sqevait’, të parit së priftëret.
15Ma u përgjegj Shpirti i keq, e tha: Iisunë e njoh, edhe Pavllonë cili është e di. Po juvet cilëtë jini?
16E këceu mbi ta njeriu që kish shpirtin’ e keq, e u forcua më shumë se ata, kaqë sa iknë nga ajo shtëpi sveshurë e plagosurë.
17E këtë punë e mpsuanë gjithë çifutë edhe Elinëtë që rrijnë nd’Efeso. E hiri frikë mbë gjith’ ata, e madhonej ëmërit e Zotit Iisuit.
18E shumë nga ata që panë besuarë vijnë, e ksemolloisishnë, e rrëfeijnë të bërat’ e ture.
19E shumë nga ata që kishnë punëra të magjisë, mbëjidhë e bijnë kartëratë e i digjnë përpara gjithëvet, e llogarisnë të çmuarit’ e ture e u gjënd që vijnë pesëdhjetë mijë argjire.
20E kështu shtonej fort e forconej fjal’ e Zotit.
21E si u sosnë këto, vuri Pavllua ndë Shpirt, si të shkojë ndëpër Maqedhoni e ndëpër Ahai, të vejë nd’Ierusalim, e tha, që: Si të vete un’ atje, duhetë që të shoh u edhe Romnë.
22E si dërgoi ndë Maqedhoni di nga ata që i ndihnë atij, Timotheonë edhe Erastonë, ai mbeti ca kohë nd’Asi.
23E atëherë gjau një trazim i madh për udhë të Zotit.
24Sepse një hrisiko që quhej Dhimitri, që bën qishëra t’ergjënda t’Artemësë, ip ndë zanatçi shumë fitim.
25E si mbëjodhi edhe ata që punoijnë këto, u tha: O burra, e diji mirë që fitimi inë nga këjo punë është.
26E shihni e digjoni që jo vetëmë nd’Efeso, po afëro edhe ndë gjithë Asi kij Pavllua me fjalë të tij e bëri të kthenenë kaqë botë, e thotë se s’janë Perndira ato që bënenë me duar.
27E nuk’ është vetëmë riziko që të bënetë e ndierë vetëmë këjo puna onë, po edhe më tepër që edhe qisha e Artemësë e madhea, do të mos jetë për farëgjë, e do të nisjë të prishetë të madht’ e saj, që gjith’ Asia edhe diniaja e lëvdon.
28E si digjuanë këto, u mbushnë inatit e thërrisnë, e thoshnë: E madhe është Artemea e Efesosë.
29E u mbush quteti nakatosi, e u lëshuanë të gjithë me një zëmërë ndë theatro, e zbranisnë Gaionë e Aristarhonë Maqedhonitë, shokët’ e Pavllosë.
30E kur duaj Pavllua të dukej ndë llao, nuk’ e lijn’ atë mathitejtë.
31E ca nga arhondët’ e Asiësë që qenë miqt’ e tij, dërguanë nde ai e i lutishnë të mos dalë ndë theatro.
32E ca thërrisnë kështu, e ca ndrishe, sepse qe nakatosurë mbëjedhëja, e më të shumëtë nukë dijnë përse qenë mbëjedhurë.
33E ca nga turma nxuarë jashtë Aleksandhronë, si e shtijnë atë jashtë çifutë. E Aleksandhroi si tundi dorënë të pushoijnë, duaj të përgjegjej ndë llao.
34Ma poqë e njohnë që qe çifut, u bë një (k)lithmë e madhe nga gjithë, ngjera mbë di sahat, që thërrisnë: E madhe është Artemia e Efesiotet.
35E si zbuti grammatikoi turmënë, thotë: O njerëz Efesiot! Cili ësht’ ai njeri që nuk’ e di se quteti i Efesosë ësht’ i dashurë i Artemësë Perndisë madhe, së bijësë Dhiësë?
36E kur nuk’ i arnis njeri këto, duhetë që të rriji juvet mbëjedhurë e të mos bëni ndonjë punë pa mënd.
37Sepse i prutë këta njerëz, që as vodhë qishënë, as shajtinë Perndinë tuaj.
38Ma nd’është Dhimitri me sintehnët’ e tij që ka fjalë kondrë ndonjëit njeriut, janë dit që bënetë gjuq, e janë kushullë. Le të kallëzojnë njeri-jatërinë.
39Ma ndë kërkoni për ndonjë tjatër punë, do të apofasisetë ndë një mbëjedhëjë me udhë.
40Sepse për një çikëzë mënjënd na kallëzojënë që ngrëmë krie për të sormënë, pa qënë gjëkafshë që të mundjëmë të përgjegjemi për këtë nakatosi. E si tha këto fjalë, e përhapi mbëjedhëjënë.
Currently Selected:
Bëratë 19: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.