YouVersion Logo
Search Icon

2 Timothe 3

3
Krie e tretë
1Ndashti këtë të diç, se ndë dit të pastajme do të vijënë kohëra të këqia.
2Sepse do të bënenë njerëzitë miqt’ e vetiut, Lakëmeës, Qenodhoksë, Perifanë, Mallëkeës, të pabindurë ndë përind, të panjohurë të mirëtë, të paudhë.
3Të padhëmburë, të papaq, kallëzeës, të pambajturë, t’egrë, të padashurë të mirënë.
4Prodhotë, arsëzë, të frijturë, e të duanë të pëlqieratë më shumë se Perndinë.
5E që kanë të dukurit’ e evsevisë, ma fuqin’ e saj e kanë arnisurë. Edhe nga këta mërgou.
6Sepse nga këta janë ata që hijënë ndëpër shtëpira, e skllavosjënë grazatë që janë ngarkuarë me faje, e hiqenë ndë çdolloi dëshërime.
7Ato gjithënjë mpsojënë, ma kurrë nukë mundjënë të vijënë ndë të njohurë të së vërtetësë.
8Ma sikundrë i qëndruanë karshi Moisiut Ianniu edhe Iamvriu, kështu edhe këta qëndrojënë karshi ndë të vërtetë, njerëz me mënd të prishura, të padhoqimi ndë besë.
9Ma nukë do të prokopsjënë më tepërë, sepse marrëzia e ture do të çfaqetë ndë gjithë botë, sikundr’ u çfaq edhe e aturevet.
10Po ti ke ardhurë pas dhidhaskalisë sime, pas jetësë sime, pas kshillit sim, pas besësë sime, pas zëmërësë madhe sime, pas dashurisë sime, pas durimit sim.
11Të ndjekurat’ e mia, të pësuaratë që më gjajtinë mua nd’Antiohi, nd’Ikoni, ndë Listrë, çfarë lloi të ndjekura pësova, e nga të gjitha më shpëtoi mua Zoti.
12Po gjith’ ata që duanë të rrojënë si të kështërë mbë Krishtinë Iisunë, do të ndiqenë.
13Ma njerëzit’ e këqinj e gënjeshtjarëtë do të venë nga e keqa ndë të më të keqe, tuke gënjierë botënë e tuke gënjierë ata nga bota.
14Po ti të qëndroç mb’ato që mpsove, mb’ato që të janë dhënë, sepse e di nga kush i mpsove.
15E sepse që nga foshnjëria ote ke mpsuarë grammatit’ e Shënjtëruara, ato që mundjënë të të mpsojënë për shpëtim, me anë të besësë që është mbë Hristonë Iisunë.
16Gjithë karta e folë si do Perndia, ësht’ e vëjierë për të dhidhaksurë, për të qërtuarë, për të dhiorthosurë, për të dërtuarë ndë të munduarë mbë të drejtë.
17Që të jetë i tërë njeriu i Perndisë gati mbë çdofarë punë të mirë.

Currently Selected:

2 Timothe 3: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in