YouVersion Logo
Search Icon

2 Timothe 2

2
Krie e ditë
1Ti adha, o biri im, forcou ndë dhurëti që është mbë Krishtinë Iisunë.
2E punëtë që ke digjuarë nga meje me shumë martirë, ato vuri mbanë njerëzet së besësë, ature që do të jenë të Zotë të dhidhaksjënë edhe mbë të tjerë.
3Ti mundou si trim i mirë i Iisu Hristoit.
4Ndonjë kur shkruhetë trim nukë pleksetë ndë reshperi të kësai jetet, që të pëlqejë atij që mbëjedh trimatë.
5Sepse edhe atij që lëfton nd’agonë nuk’ i vënë kurorë, ndë mos lëftoftë sikundr’ është nomi.
6Bujku që punon duhetë të ketë pjesë më përpara nga pemëtë.
7Vurë ndër mënd ato që thom, makar të të ip Zoti mënd mbë të gjitha.
8Kij ndër mënd Iisu Hristonë, nga far’ e Dhavidhit, që u ngjall nga të vdekuritë, sikundr’ është Ungjilli im.
9Për atë unë heq ngjera mbë të lidhurë, sikur kam bërë të keq, po fjal’ e Perndisë nuk’ është lidhurë.
10Pra andaj unë i duroj çdofarë punë për dashuri të së cgjedhuret, që të gjejënë edhe ata shpëtim, që është mbë Hristo Iisunë, me nder të Qiellet.
11Këjo fjalë ësht’ e vërtetë, sepse ndë jemi vdekurë bashkë me Krishtinë, edhe do të rrojëmë me të bashkë.
12Ndë qofim të duruarçim, do të mbretërojëmë bashkë me të; ndë arniçim atë, edhe ai do të arnisjë nevet.
13Ndë mos besofçim nevet, ai mbetetë i besësë. T’arnisjë vetëhenë nukë mund.
14Të tilatë kij ndër mënd, e martiris njerëz përpara Zotit, të mos lëftojënë me fjalë, që ësht’ e vëjierë mbë ndonjë, po për prishëjë t’ature që digjojënë.
15Shtrëngou të dëftoç vetëhenë të cgjedhurë përpara Perndisë, punëtuar të paturp, që punon me të drejtë fjalën’ e së vërtetësë.
16Po të ikëç ato fjalët’ e ndiera e të prallavet, sepse shtonenë shumë me të pabesllëk.
17E fjalët’ e tillëvet venë tuke ngrënë posi fagusa. Nga ata është Imeneoi edhe Filitoi.
18Ata janë mërguarë nga e vërteta, tuke thënë që të ngjallturitë u bë ndashti; e shtrëngojënë besën’ e dicavet.
19Ma binaja e paluajtura e Perndisë rri pa tundurë, që ka këtë nishan: I njohu Zoti ata që janë të tijtë. E le të jetë larg nga adhiqia cilido që zë ngoje ëmërin’ e Zotit.
20E më të pastajmenë mbë një shtëpi të madhe nukë janë vetëmë enë t’arta e t’ergjënta, po edhe të drujta e të balta; e ca janë për punë të nderçme, e ca janë për punë të ndiera.
21Ndë qëroftë ndonjë vetëhen’ e tij nga këto punëra, do të jetë enë për nder, e Shënjtëruarë e vëjierë për Zotnë, e hazër mbë çdofarë punë të mirë.
22E nga dëshërimet’ e djalërisë mërgou, e hajde pas së drejtësë, dashurisë e paqesë me ata që thërresënë Zotnë me zëmërë të qëruarë.
23E qartat’ e marra e të panderçuratë hidhi poshtë, sepse e di që pjellënë luftëra.
24E ropi i Zotit nukë ka hie të lëftojë, po të jetë i butë me të gjithë, gati për të dhidhaksurë, i duri(m)çim.
25Që të qërtojë me të butë ata që qëndrojënë kondrë ndë të vërtetë, mos u ip ature Perndia metani, për të njohurë të vërtetënë.
26E të kthenenë ndë vetëhe (cgjidhurë) nga laku i së paudhit, që nga ai kanë qënë skllev (tuke bërë) thelimën’ e tij.

Currently Selected:

2 Timothe 2: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in