YouVersion Logo
Search Icon

2 Petrosë 1

1
Krie e parë
1Simeon Petrua, ropi e apostolli i Iisu Hristoit, mb’ata që të tillënë kanë marrë bara mbë nevet me short besënë me të drejtë të Perndisë sanë e të Sotirit Iisu Hristoit.
2Le të shtonetë mbë juvet dhurëtia e paqi me anë të njohëjësë Perndisë e të Iisu Hristoit Zotit sonë.
3Sikundrë na ka dhëruarë nevet fuqi e Perndisë tij ato punëra që bëjënë për jetë e për evsevi me anë të njohëjësë atij që na thirri për nder të tij e për të mirë.
4Me mes t’ature ka bërë ndër nevet dhurëtira të nderçura e të mëdha të taksura, që me anë të këture të bëni pjesëtarë të fisit së Perndisë me t’ikurë nga prishëja që është ndë jetë për dëshërime.
5Ndashti adha juvet me çdo të shpejtë tuke punuarë bashkoni ndë besë tuaj punërat’ e mira, e ndë punëra të mira, pa, të dijturitë.
6E ndë të dijturë, pa, engratinë, e ndë engrati durimnë, e ndë durim, pa, besën’ e mirë,
7E ndë besë të mirë pa, miqësin’ e vëllazërisë, e ndë miqësi të vëllazërisë dashurinë.
8Sepse kur janë këto punëra bashkë me juvet, e venë tuke shtuarë, do të mos lënë mbrazëtë e të papemmë ndër ju të njohurit’ e Zotit sënë Iisu Hristoit.
9Sese ai që s’ka këto punëra ësht’ i verbërë, e mbill sinë, e haroi që është qëruarë nga fajet’ e tij të lashtatë.
10Pra andaj më tepër, vëllazër, nxitoni ta bëni të vërtetë të thirrturitë, e të cgjedhuritë tuaj, sepse kur të bëni kështu, do të mos fëjeni kurrë.
11Sepse kështu do t’u hapetë shumë juvet udha e së hijturit ndë mbretëri të pasosurë të Zotit sonë e Sotirit Iisu Hristoit.
12Andaj do të mos përtoj që t’u bie ndër mënd juvet kurdo për këto, ndonëse i diji e jeni stereosur ndë këtë të vërtetë.
13Po unë silloisem se është pun’ e mirë, ngjera sa jam unë ndë këtë tendë t’u çuaj juvet me të kujtuarë.
14Sepse e dimë mirë që shpejt do të lë tendënë time, sikundrë më dëftoi mua Zoti inë Iisu Hristoi.
15Po do të bëj që edhe pas mortit sim të mundni juvet të kujtoni kurdo këto punëra.
16Sepse tuke vaturë pas prallavet stolisurë t’ëmblio, u bëm juvet të njohëtë fuqin’ e t’ardhurit’ së Zotit sonë Iisu Hristoit, po si pam me si tëna madhështin’ e tij.
17Sepse ai si mori nga Perndia e babai nder e lëvdim, sepse cbriti mbë të nga nderi i shum’ i madh i tili zë: Kij është biri im i dashuri, mb’atë jam unë i prëjturë.
18E atë zë e digjuam nevet që erdhi nga Qielltë, kur jeshëm me të bashkë ndë Shënjt Mal.
19Ma kemi më të paluajturë kuvëndn’ e profitëvet, mb’atë bëni mirë që viri veshnë si mbë llambadhë që feks ndë vënd t’errëtë, ngjera sa të hapjë dita e të dalë Ulli i mëngjesit ndë zëmëra tuaj.
20Të diji protoparë këtë se çdo profiti e kartësë, nukë ka të ksijisurë të veçë.
21Sepse jo me të dashurë të njeriut u pru ndonjëherë profiti, po njerëzitë shënjtorët’ e Perndisë, u anangasnë nga Shënjti Shpirt e folë.

Currently Selected:

2 Petrosë 1: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in