1 Petrosë 5
5
Krie e pesëtë
1Priftëritë adha që janë ndëpër ju i vë ndë be, u prifti me ta bashkë e martiri i të pësuaret së Krishtit, e shoku i nderit që do të çfaqetë.
2Ruani griqn’ e Perndisë që është ndër juvet e qivernisnie jo me pahir, po me thelimë të tij, jo me lakëmi, po me zëmërë të mirë.
3Edhe jo sikur zotëroni mbi klironomi të Zotit, po të bëni ksomblë e vërtetë e griqit.
4E kur të çfaqetë i pari i dëlmerëvet, do të merri kurorënë e pamarangjasurë të nderit.
5Kështu edhe juvet, o djelm, të jini të bindurë ndë priftër, e gjithë vishi me të tapinosurë, tuke bindurë njeri mbë jatërinë, sepse Perndia ature që mbahenë mbë të madh u rri kondrë, e tapinovet u ep dhurëtinë.
6Unjuni adha ndënë dorë të fortë të Perndisë, që t’u ngrërë juvet mbë kohë.
7Gjithë silloinë tuaj shtirie mbë të, sepse ai ka silloi për juvet.
8Esëlloni, rrini cgjuarë, sepse djalli, antidhiqi juaj, posi liondar që ulërin vjen rrotullë, e kërkon cilë të pijë.
9Atij qëndroni të fortë ndë besë, dijnie që të tila punëra pësojnë vëllazëritë tuaj që janë ndë jetë.
10Ma Perndia e çdo dhurëtisë, që na thirri nevet ndë nder të tijnë të pasosurinë me anë të Hristo Iisuit me një çikë të pësuarë, ai do t’u teliosjë juvet, do t’u forcojë, do t’u stereosjë, do t’u themeliosjë.
11Atij nderi edhe mbretëria ndë jetë të jetësë. Kështu qoftë!
12Me anë të Silluanoit, vëllait së besësë, u kam shkruarë, më duketë, me pak fjalë për të dhënë juvet nasihat, e për të martirisurë që këjo është dhurëti e vërtetë e Perndisë, që qëndroni mbë të pa luajturë.
13U faletë juvet qisha që është ndë Vavillonë me ju e nderçurë, edhe im bir Markua.
14Fali njeri-jatërit me të puthurë shënjtërisht’ të dashurisë. Paq mbë gjithë juvet, që jini mbë Hristo Iisunë. Kështu qoft!
* Karta e parë e Petrosë u shkrua nga Vavillona prej Petrosë mbë Çifut që gjëndeshinë ndë Asi, që patnë besuarë mbë Krishtinë.
Currently Selected:
1 Petrosë 5: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.