Zanafilla 4

4
Kaini dhe Abeli
1Adami fjeti#4.1 he. Njeriu njohu me Evën, gruan e tij. Ajo mbeti shtatzënë dhe lindi Kainin, prandaj tha: «Me ndihmën e Zotit#4.1 ose: prej Zotit; bashkë me Zotin fitova një njeri!». 2Pastaj lindi Abelin, vëllanë e tij. Abeli ishte bari dhensh, ndërsa Kaini punonte tokën. 3Pas njëfarë kohe Kaini i kushtoi Zotit nga frytet e tokës. 4Edhe Abeli i kushtoi nga të parëlindurit e kopesë e nga dhjami i tyre. Zoti e pa me pëlqim Abelin dhe kushtimin e tij, 5ndërsa Kainin dhe kushtimin e tij nuk e pa me pëlqim. Kaini u zemërua fort dhe i iku fytyra. 6Zoti i tha Kainit: «Përse je zemëruar fort e të ka ikur fytyra? 7Nëse vepron mirë a nuk do të shihesh me pëlqim? Por, nëse nuk vepron mirë, mëkati të pret te dera, të dëshiron, por ti duhet ta sundosh».
8Kaini foli me Abelin, të vëllanë; kur u gjendën në fushë Kaini u ngrit kundër Abelit, të vëllait, dhe e vrau. 9Zoti i tha Kainit: «Ku është Abeli, vëllai yt?». Ai tha: «Nuk e di. Mos jam rojtari i vëllait tim?!». 10Zoti i tha: «Çfarë bëre?! Dëgjo#4.10 ose: Zëri i gjakut, po më thërret nga toka gjaku i vëllait tënd.
11Dhe tani mallkuar qofsh nga toka që hapi gojën për të përpirë gjakun e vëllait tënd, derdhur prej dorës sate. 12Kur të punosh tokën, ajo nuk do të t'i japë më prodhimet#4.12 he. forcën e saj. Ikanak e endacak do të jesh mbi tokë». 13Kaini i tha Zotit: «Ndëshkimi im është më i madh nga ç'mund të mbaj. 14Ja, ti sot më dëbove nga faqja e dheut dhe do të jem i fshehur nga prania jote. Ikanak e endacak do të jem mbi tokë e kushdo që më gjen do të më vrasë». 15Zoti i tha: «Jo, se kush vret Kainin, ndaj atij do të merret hak shtatëfish». Dhe Zoti i vuri një shenjë Kainit, që kushdo që e gjen të mos e vrasë. 16Kaini u largua nga prania e Zotit dhe banoi në tokën e Nodit, në lindje të Edenit.
Pasardhësit e Kainit
17Kaini fjeti me gruan e tij. Ajo mbeti shtatzënë dhe lindi Enokun. Pastaj ndërtoi një qytet dhe e quajti Enok, sipas emrit të të birit. 18Enokut i lindi Iradi, Iradit i lindi Mehujaeli, Mehujaelit i lindi Metushaeli e Metushaelit i lindi Lameku. 19Lameku mori dy gra. Njëra quhej Ada, ndërsa tjetra Zila. 20Ada lindi Jabalin. Ky ishte ati i atyre që banojnë në tenda e kullotin bagëtitë. 21Vëllai i tij quhej Jubal. Ky ishte ati i atyre që i bien qestes e fyellit. 22Zila lindi edhe Tubal Kainin. Ky ishte farkëtar i çdo vegle prej bronzi e hekuri. Motra e Tubal Kainit ishte Naama.
23Lameku u tha grave të veta:
«Adë e Zilë, dëgjoni zërin tim.
O gratë e Lamekut, mbani vesh fjalën time:
për një plagë vrava një burrë,
për një të goditur, një djalosh.
24Shtatëfish iu mor haku Kainit
e Lamekut shtatëdhjetë e shtatë herë».
25Adami fjeti përsëri me gruan e tij. Ajo lindi djalë dhe e quajti Set. Prandaj tha: «Perëndia më dha një pasardhës tjetër në vend të Abelit që ma vrau Kaini». 26Edhe Setit i lindi djalë dhe e quajti Enosh.
Asokohe filloi të thirret emri i Zotit.

Tans Gekies:

Zanafilla 4: AL

Kleurmerk

Deel

Kopieer

None

Wil jy jou kleurmerke oor al jou toestelle gestoor hê? Teken in of teken aan

YouVersion gebruik koekies om jou ervaring persoonlik te maak. Deur ons webwerf te gebruik, aanvaar jy ons gebruik van koekies soos beskryf in ons Privaatheidsbeleid