Mateu 4

4
Sprova e Jezusit
1Në atë kohë Jezusi u ngjit në shkretinë i shtymë prej Shpirtit të Shenjtë, për me u sprovue prej djallit. 2Agjënoi katërdhjetë ditë e katërdhjetë net e mandej pati uri. 3Atëherë iu afrue sprovuesi e i tha: «Nëse je Bir i Hyut, urdhno që këta gurë të bahen bukë». 4Por Jezusi u përgjigj e tha: «Asht e shkrueme:
Je vetëm prej bukës jeton njeriu,
por prej çdo fjale
që del prej gojës së Hyut».
5Atëherë djalli e mori në qytetin e shenjtë dhe e vuni mbi kulmin e tempullit. 6Mandej i tha: «Nëse je Bir i Hyut, hidhu poshtë. Asht e shkrueme:
Do të urdhnojë për ty engjëjt e vet
e do të të mbartin ne duer,,
që kamba jote të mos hasë në gur».
7Jezusi i tha: «Ash e shkrueme:
Mos e sprovo Zotin, Hyun tand!».
8Rishtas djalli e mori në një mal të naltë dhe i shfaqi të gjitha mbretnitë e botës me lavdinë e tyne. 9E i tha: «Të gjitha këto do të t'i jap, nëse më adhuron me përkulje» 10Atëherë Jezusi i tha: «Hiqu, Satan! Ash e shkrueme:
Zotin, Hyun tand adhuro
e vetëm atij shërbeji».
11Atëherë djalli e la dhe, ja, iu afruen engjëjt dhe i shërbenin.
Lajmi i mirë
12Mbasi ndigjoi se Gjoni ishte dorzue, u tërhoq në Galile. 13E la Nazaretin e u vendue në Kafarnum, pranë detit, në krahinën e Zabulonit e të Neftalimit, 14që të plotësohej çka ishte thanë me anë të Isaisë profet:
15 Tokë e Zabuonit e tokë e Naftalimit,
udhës së detit matanë Jordanit
Galilea e kombeve,
16 populli që rrinte në errësinë
kundroi një dritë të madhe,
atyne që dirgjeshin
në vendin e hijen e vdekjes
u doli drita.
17Qysh atëherë Jezusi nisi me predikue e me thanë: «Pendohuni, se u afrue mbretnia e qiejve».
Thirrja e nxanëseve të parë
18Tue shëtitë pranë detit të Galilesë, vrejti dy vëllazën, Simonin e quejtun Pjetër dhe Andrenë, vëllanë e tij, tue hjedhë rrjetat në det. Ishin peshkatarë. 19U tha: «Ejani mbas meje e unë do t'ju baj peshkatarë njerëzish». 20Ata i lanë fill rrjetat dhe e ndoqën. 21Mbasi shkoi tej, vërejti dy vëllazën të tjerë, Jakobin e Zebedeut dhe Gjonin, vëllanë e tij, në lundër, me Zebedeun, atin e tyne, tue arnue rrjetat e veta, dhe i thirri. 22Ata e lanë fill lundrën dhe atin e tyne dhe e ndoqën.
Takimi me turmat
23Ai endej nëpër mbarë Galilenë, tue mësue nëpër sinagogat e tyne, tue kumtue ungjillin e mbretnisë e tue shërue çdo sëmundje e çdo ligësim në popull. 24Atëherë i doli zani në mbarë Sirinë dhe i sollën të gjithë të lënguemit me sëmundje e mundime të ndryshme, të djallosunit, epileptikët e të paralizuemit dhe ai i shëronte. 25E ndiqnin turma të shumta prej Galilesë e Dekapojës, prej Jerusalemit e Judesë dhe prej matanë Jordanit.

Okuqokiwe okwamanje:

Mateu 4: DHRG

Qhakambisa

Dlulisela

Kopisha

None

Ufuna ukuthi okuvelele kwakho kugcinwe kuwo wonke amadivayisi akho? Bhalisa noma ngena ngemvume