MATTHEUT 8
8
KAPTINA VIII.
1Edhe ai kur sdrypi prei malit, shumë gjindëje i voitnë mbrapa.
2Edhe qe tek erdhi nji i kromosunë, edhe e adhuronte, tue thanë: Zot, ndë daç, mundesh me më qiruem.
3Edhe Iesui shtrini dorën’ edhe e preku, tue thanë: Due; qirohu. Edhe përnjiherë iu qirue kroma.
4Edhe Iesui i thotë: Shiko mos i thuesh kuit, por shko, e difto vetëvetëhenë te prifti, edhe shpierë dhunëtinë qi ka urdhënuem Moiseu, për dëshmi mb’ata.
5Edhe Iesui kur hyni ndë Kapernaum, i erdhi përanë nji urdhën-qindës, tue iu lutunë,
6edhe thoshte: Zot, shërbëtori em dergjetë ndë shtëpit ulok, e mundohetë vështirshim.
7Edhe Iesui i thotë: Unë kam me ardhunë, e kam me e shëndoshunë.
8Edhe urdhën-qindësi u përgjeq, e tha: Zot, nukë jam i zoti qi të më hyjsh ndënë strehet, por thuei vetëmë nji fjalë, edhe shërbëtori em ka me u shëndoshunë.
9Sepse edhe unë jam nji nieri ndën’ urdhënë, edhe kam me vetëhenë t’eme ushtëtorë; edhe i thom këti: Shko, edhe shkon; edhe tietërit: Eja, edhe vien; edhe shërbëtorit t’em: Ban këtë, edhe e ban.
10Edhe Iesui kur ndëgjoi, u mërekullue, edhe u tha atyneve qi e merrshinë mbrapa: Me të vërtet po u thom juve, se as ndë Israel s’kam me gjetunë kaqi besë.
11Edhe po u thom juve, se shumë vetë kanë me ardhunë prei së lemesh, e prei së perënduemesh diellit, edhe kanë me ndenjunë ndë mësallë bashkë me Abrahamin’ e me Isaakun’ e me Iakobinë ndë mbëretënit të qillvet.
12Por të bijt’ e mbëretënisë kanë me u hedhunë nd’errësinët të përjashtëme, atie ku ka me qenë të qjamit e të dridhunit’ e dhambëvet.
13Edhe Iesui i tha urdhën-qindësit: Shko; edhe t’u baftë sikurse besove. Edhe shërbëtor’ i ati u shëndosh çë mb’atë herë.
14Edhe Iesui kur erdhi ndë shtëpit të Pietrit, pa të vieherrën’ e ati tue u diergunë ndër ethe.
15Edhe e kapi për dore, edhe e lan’ ethetë; edhe ajo u çue, e u shërbente atyneve.
16Edhe si u ngrys, i prunë shumë të diallosunë, edhe ai xuer shpirtënat’ e këqij me fjalë, edhe shëndoshi gjith’ ata qi kishinë keq,
17qi të mbushetë qish ashtë thanë, prei profetit Isaisë, qi thoshte: “Ai muer sëmundëjetë t’ona, edhe barti lingatatë”.
18Edhe Iesui kur pa shumë gjindëje rreth vetëhesë, urdhënoi me shkuem përtej.
19Edhe nji Shkruis u afrue, e i tha: Mieshtër, kam me ardhunë mbrapa teje kudo qi të veç.
20Edhe Iesui i thotë: Dhelpënatë kanë shtrokulla, edhe shpendët’ e qiellit çerdhe, por i bir’ i nieriut s’ka ku me ulunë kryetë.
21Mbasandai nji tietër prei dishepujsh ati i thotë: Zot, më lenë përpara me voitun’ e me vorruem t’em atë.
22Por Iesui i tha: Më merr mbrapa; edhe lenë të vdekunitë me vorruem të vdekunit’ e vet.
23Edhe kur hyni ndë lundrët, e muernë mbrapa dishepujt’ e ati.
24Edhe qe tek u ba nji tërmet i math ndë det, kaqi sa po mbulohei lundra prei valësh, por ai flinte.
25Edhe dishepujt’ e ati i erthnë përanë, edhe e çuenë, tue thanë: Zot, shpëtona, se po hupimë.
26Edhe ai u thot’ atyneve: Përse jeni frikësa, o besë-pakë? Atëherë u çue, e qirtoi erënat’ edhe detinë; edhe u ba bunac’ e madhe.
27Edhe nierëzitë mërekulloheshin’ e thoshinë: Çfarë nieriu ashtë kyi? Se edhe erënat’ edhe deti i ndëgjojnë!
28Edhe kur erdhi mb’anë të tejme ndë katund të Gergesinvet, hasnë me atë dy të diallosunë, dalë prei vorresh, shumë të egër, kaqi sa s’mundei kurkushi me shkuem përanë asai udhe.
29Edhe qe te thirrnë, tue thanë: Qish ke me ne edhe ti, o Iesu, i Bir’ i Perëndisë? Erdhe këtu para kohësë me na munduem?
30Edhe lark atyneve ishte nji tub’ e madhe thish tue kullotunë.
31Edhe djemënit’ i luteshin’ e i thoshinë: Ndë na xierrsh këndyj, na lenë me shkuem ndë tubë të thivet.
32Edhe ai u tha atyneve: Shkoni. Edhe ata duelnë e shkuenë ndë tubë të thivet, edhe qe gjithë tuba e thivet tek u tuerr prei shkrepit, e ranë ndë det, edhe cofnë ndër ujënat.
33Edhe baritë iknë, e erthnë ndë qytet, e dhanë za për të gjitha, edhe për punë të diallosëmvet.
34Edhe qe gjithë qyteti tek i duel përpara Iesuit, edhe kur pan’ atë, iu lutnë qi të dali prei synoresh atyne.
Okuqokiwe okwamanje:
MATTHEUT 8: DHRGKK72
Qhakambisa
Dlulisela
Kopisha
Ufuna ukuthi okuvelele kwakho kugcinwe kuwo wonke amadivayisi akho? Bhalisa noma ngena ngemvume
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania