MATTHEUT 10

10
KAPTINA X.
1Edhe si thirri të dy-mbë-dhetë dishepujt’ e vet, u dha urdhënë përmbi shpirtënat e paqiruem, me i nxierrë, edhe me shëndoshunë çdo sëmundëje, e çdo lingatë.
2Edhe emënat’ e dy-mbë-dhetë Apostujvet janë këta: I pari, Simoni, qi thohei Pietër, edhe Andreu i vëllai ati; Iakobi i biri Zebedeut, edhe Gjionni i vëllai ati;
3Filippi, edhe Bartholomeu; Thomai, edhe Mattheu publikani; Iakobi i biri Alfeut, edhe Lebbeu, ai qi u thirr përmbi-emënënë Thadde;
4Simoni Kananiti, edhe Iuda Iskarioti, ai qi e trathtoi mbasandai.
5Këta të dy-mbë-dhetë dërgoi Iesui, mbassi i porositi, tue thanë: Mos shkoni mb’udhë të kombevet, edhe mos hyni ndë qytet të Samaritvet,
6por ma shumë shkoni ndëpër dhent e hupuna të shtëpisë Israelit.
7Edhe tue shkuem, predikoni, tue thanë, se u afrue mbëretënia e qillvet.
8Shëndoshni të sëmunë, qironi të kromosunë, ngjallni të vdekunë, nxirni djemën; dhunëti muertë, dhunëti epni.
9Mos kini ar, as argjand, as rame ndëpër brezat tuei;
10mos kini straicë mb’udhë, as dy këmisha, as këpucë, as shkop, sepse punëtori asht’ i zoti për ushqimin’ e vet.
11Edhe mbë çdo qytet a katund qi të hyni, pyetni, cilli asht’ i vëjefshim nd’atë; edhe mbetni atie deri sa të dilni.
12Edhe kur të hyni ndë shtëpit, përshëndetni atë.
13Edhe shtëpia ndë qoft’ e vëjefshime, paqtimi tuei le të vijë mb’atë, por ndë mos qoft’ e vëjefshime, paqtimi tuei u këtheftë mbas jush.
14Edhe ai qi të mos u presi juve, as të mos ndëgjojë fjalëtë tueja, kur të dilni prei asai shtëpie, a prei ati qyteti, shkundni pluhunin’ e kambëvet tueja.
15Për të vërtet po u thom juve, se: Ma i durueshim ka me qenë mundimi mbë dhe të Sodomvet e të Gomorvet, ndë ditë të gjyqit, se mb’ atë qytet.
16Qe unë te po u dërgoj juve porsi dhentë ndë miedis të ujqvet, bahi pra të urtë porsi gjarpinjtë, edhe të butë porsi pullumbatë.
17Edhe mbani vesh prei nierëzish, sepse kanë me u dhanë juve ndër duer ndëpër bashkë-ndeitëje, edhe kanë me u rrafunë juve ndë felak ndëpër synagogat e veta;
18edhe kanë me u nxierrë juve, për punët meje, përpara të parësh, e përpara mbëretënish, për deshmi mb’ata, edhe mbë kombet.
19Por kur t’u apinë juve ndër duer, mos kini gaile se kush, a se si keni me folunë.
20Sepse nukë jeni ju ata qi flitni, por Shpirti Atit tuei qi flet ndër ju.
21Edhe vëllai ka me trathtuem të vëllanë për vdeke, i ati të birinë; edhe bijtë kanë me ngritunë krye kundrë përindvet, edhe kanë me i vramë.
22Edhe keni me u marrë mëni prei së gjithëve për emëninë t’em; edhe ai qi të durojë deri mbë të mbrapmenë, kyi ka me u shpëtuem.
23Por kur t’u përzanë prei këti qyteti, ikni mbë tietrinë; sepse për të vërtet po u thom juve, se s’keni me i mbaruem qytetet’ e Israelit, deri sa të vijë i bir’ i nieriut.
24Nuk’ ashtë dishepulli përmbi mieshtrinë, as shërbëtori përmbi të zotinë.
25Miaft ashtë për dishepullinë me u bamë si mieshtri vet, edhe shërbëtori si i zoti. Ndë thirrnë të zotin’ e shtëpisë Beelzebul, sa ma shumë shtëpiarët’e ati?
26Mos i droni pra ata, sepse s’ashtë gja e mbulueme, qi s’ka me u sbuluem; edhe gja e pshefëtë, qi s’ka me u marrë vesht.
27Ate qi po u thom juve nd’errësinët, thonia ndë dritët, edhe ate qi po ndëgjoni ndër vesh, predikonia mbi majët të shtëpisë.
28Edhe mos droni ata qi vrasinë korpinë, por shpirtinë s’mundenë me e vramë, por droni ma shumë ata qi mundenë me hupunë ndë xhehenem edhe shpirtin’ edhe korpinë.
29Nukë shitenë dy zoq për nji astër? Por nji prei atynevë s’ka me ranë mbë dhet pa urdhënin’ e Atit tuei.
30Por juve edhe gjithë qimet’ e kresë janë ngjehunë.
31Mos droni pra, sepse ju dani prei shumë zoqsh.
32Kushdo pra qi të më rrëfejë përpara nierëzish, edhe unë kam me e rrëfyem përpara t’im et qi ashtë ndë qillt.
33Por kush të më muhojë përpara nierëzish, edhe unë kam me u muhuem përpara t’im et qi ashtë ndë qillt.
34Mos kujtoni se kam ardhunë me vumë paqtim mbë dhet; s’kam ardhunë me vunë paqtim, por thikë.
35Sepse kam ardhunë me damë nierinë kundrë të i atit, edhe bijënë kundrë s’amësë, edhe nusenë kundrë së vieherrësë.
36Edhe anëmiqt’ e nieriut kanë me qenë shtëpiarët’ e ati.
37Ai qi do të i atin’ e t’amënë ma tepërë se mue, nuk’ asht’ i vëjefshunë për mue. Edhe ai qi do bir a bijë ma tepërë se mue, nuk’ asht’ i vëjefshunë për mue.
38Edhe ai qi nukë merr kryqin’ e vet, e nukë vien mbas meje, nuk’ asht’ i vëjefshunë për mue.
39Ai qi gjen jetën’ e vet, ka me e bierrë; edhe ai qi bier jetën’ e vet, për punë t’eme, ka me e gjetunë.
40Ai qi pret juve, ka pritunë mue, edhe ai qi pret mue, ka pritun’ ate qi më ka dërguem.
41Ai qi pret profet mb’emënë profeti, ka me marrë pagë profeti; edhe ai qi pret të dreitë mb’emënë të dreiti ka me marrë pagë të dreiti.
42Edhe ai qi t’i api nji potir ujë të ftofëtë ndonjianit këtyne të vogjilëvet vetëmë mb’emënë dishepulli, për të vërtet po u thom juve, se s’ka me hupunë pagën’ e vet.

Okuqokiwe okwamanje:

MATTHEUT 10: DHRGKK72

Qhakambisa

Dlulisela

Kopisha

None

Ufuna ukuthi okuvelele kwakho kugcinwe kuwo wonke amadivayisi akho? Bhalisa noma ngena ngemvume

Ividiyo ye- MATTHEUT 10