të bërëtë 1
1
1Që përpara herësë Perëndia bëri qiellin’ edhe dhenë.
2Edhe dheu ishte pa formë edhe i shkretë; edhe (ishte) errëcirë mbi faqet të pafundëjesë. Edhe Fryma e Perëndisë sillej mbi faqet të ujëravet.
3Edhe Perëndia tha: U bëftë dritë; edhe u bë dritë. 4Edhe Perëndia pa dritënë se (ishte) e mirë; edhe Perëndia ndau dritënë nga errëcira. 5Edhe Perëndia kluajti dritënë Ditë; edhe errëcirën’ e kluajti Natë. Edhe u bë mbrëmëje, edhe u bë mëngjes, dit’ e parë.
6Edhe Perëndia tha: U bëftë qëndresa ndërmest t’ujëravet, edhe le të ndanjë ujëratë nga ujëratë. 7Edhe Perëndia bëri qëndresënë, edhe ndau ujëratë që ishinë përposh qëndresësë nga ujëratë që ishinë përsiprë qëndresësë; edhe u bë kështu; 8edhe Perëndia kluajti qëndresënë Qiell. Edhe u bë mbrëmëje, edhe u bë mëngjes, dit’ e dytë.
9Edhe Perëndia tha: Le të mbëlidhen’ ujëratë që janë përposh qiellit mbë një vënt, edhe le të duketë toka; edhe u bë kështu;
10edhe Perëndia kluajti tokënë Dhe; edhe të mbëledhurit’ e ujëravet e kluajti Detëra; edhe Perëndia pa se (ishte) mirë. 11Edhe Perëndia tha: Le të mbinjë dheu bar të ngjomë, bar që bën farë, (edhe) dru peme që bën pemë pas farësë ti, të cilit fara (të jetë) nd’atë mbi dhet; edhe u bë kështu; 12edhe dheu mbiu bar të ngjomë, bar që bën farë pas farësë ti, edhe dru që bën pemë, të cilit fara (të jetë) nd’atë pas farësë ti; edhe Perëndia pa se (ishte) mirë. 13Edhe u bë mbrëmëje, edhe u bë mëngjes, dit’ e tretë.
14Edhe Perëndia tha: Le të bënenë dritarë ndë qëndresët të qiellit, që të ndanjënë ditënë nga nata; edhe le të jenë për shenjë, e (për) kohëra, e (për) dit, e (për) vite; 15edhe le të jenë për dritarë ndë qëndresët të qiellit, që të ndritnjënë mbi dhet; edhe u bë kështu; 16edhe Perëndia bëri të dy dritarët’ e mëdhenj, dritarin’ e math që të zotëronjë mbi ditët, edhe dritarin’ e vogëlë që të zotëronjë mbi natët; edhe yjetë. 17Edhe Perëndia i vuri ata ndë qëndresët të qiellit, që të ndritnjënë mbi dhet, 18edhe të zotëronjënë mbi ditët, edhe mbi natët, edhe të ndanjënë dritënë nga errëcira; edhe Perëndia pa se (ishte) mirë. 19Edhe u bë mbrëmëje, edhe u bë mëngjes, dit’ e katrëtë.
20Edhe Perëndia tha: Le të piellën’ ujëratë mjaft gjë të gjalla që lëvisnjënë, edhe shpes që fluturonjënë siprë dheut ndë qëndresët të qiellit;
21edhe Perëndia bëri pishqet’ e mëdhenj, edhe çdo gjë të gjallë që lëvis, të cilatë puallnë ujëratë mjaft, pas farës’ atyre, edhe çdo shpes fluturak pas farës’ ati. Edhe Perëndia pa se (ishte) mirë.
22Edhe Perëndia i bekoi ato, e tha: U shtofshi e u shumofshi, e mbushçi ujëratë ndë detërat, edhe shpestë le të shumonenë mbi dhet. 23Edhe u bë mbrëmëje, edhe u bë mëngjes, dit’ e pesëtë.
24Edhe Perëndia tha: Le të piellë dheu shtëzë të gjalla pas farës’ atyre, bagëti, e shtërpinj, e shtëzë të dheut pas farës’ atyre; edhe u bë kështu; 25edhe Perëndia bëri shtëzët’ e dheut pas farës’ atyre, edhe bagëtitë pas farës atyre, edhe çdo shtërpi të dheut pas farës’ ati; edhe Perëndia pa se (ishte) mirë.
26Edhe Perëndia tha: Le të bëjmë njerinë pas të përgjajturit tënë, edhe pas të shëmbëllyerit tënë; edhe le të zotëronjë mbi pishqet të detit, e mbi shpest të qiellit, edhe mbi bagëtit, edhe mbi gjithë dhenë, e mbi çdo shtërpi që hiqetë barkazi mbi dhet.
27Edhe Perëndia bëri njerinë pas të përgjajturit ti; pas të përgjajturit Perëndisë e bëri atë, mashkull e femërë i bëri ata;
28edhe Perëndia i bekoi ata; edhe Perëndia u tha atyre: Shtohi e shumohi, e mbushni dhenë, edhe urdhëroni atë, edhe zotëroni mbi pishqet të detit, e mbi shpest të qiellit, e mbi çdo gjë të gjallë që lëvis mbi dhet.
29Edhe Perëndia tha: Na tek u dhashë juve çdo bar që bën farë, i cili (është) mbi faqet të gjithë dheut, edhe çdo dru që (ka) ndë vetëhet të ti pemë druri që bën farë; (këto) do të jenë ndër ju për ushqim; 30edhe gjithë shtëzet dheut, edhe gjithë shpeset qiellit, edhe çdo (shtërpiri) që hiqetë barkazi mbi dhet, (edhe çdo gjëje) që ka frymë të gjallë ndë vetëhet të saj, (i dhashë) çdo bar të ngjomë për ushqim; edhe u bë kështu. 31Edhe Perëndia pa gjithë sa bëri; edhe na (tek ishinë) fort të mira; edhe u bë mbrëmëje, edhe u bë mëngjes, dit’ e gjashtë.
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë