Ioanni 13
13
Krie e trembëdhjetëtë
1E përpara së krëmptesë të pashkësë, si e dij Iisui që erdhi koha e tij të shkon nga këjo dinia te babai, sepse i deshi të tijtë që qenë ndë botë, e i deshi ngjera mbë të pastajmenë.
2E kur u bë darkë (djalli pat vënë më përpara ndë zëmërë të Iudhësë së Simonit Iskariotit, që ta paradhos atë).
3Sepse e dij Iisui që ja dha gjithë punëtë babai mbë duar të tij, e që kish ardhurë nga Perndia e te Perndia vij.
4Ngrihetë nga darka e si nxori rrobat’ e tij, mori një futa e ngjeshi vetëhenë.
5Pastaje vuri ujë ndë një magje, e zu të lan këmbët’ e mathitivet së tij, e t’i fshin me futa që ish ngjeshurë.
6Vjen adha te Simon Petrua, e i thot’ atij ai: Zot, ti më lan mua këmbëtë?
7Ju përgjegj e i thot’ atij Iisui: Atë që bëj unë, ti ndashti nuk’ e kupëton, po pasandaj do ta kupëtoç.
8I thot’ atij Petrua: Do të mos laç këmbët’ e mia ndë jetë pas jetet. Ju përgjegj atij Iisui: Ndë mos të lafça, nukë ke pjesë me mua.
9I thot’ atij Simon Petrua: Zot, jo vetëmë këmbëtë, po edhe duartë edhe kokënë.
10I thot’ atij Iisui: I lari nukë ka hria të lahetë përveçme këmbëvet, po është gjithë i qëruarë. Edhe juvet të qëruarë jini, po jo gjithë.
11Sepse e dij atë që e prodhos atë, e andaj tha, që: nukë jini gjithë të qëruarë.
12E si u lau dha këmbët’ ature e veshi rrobat’ e tij, ndënji pa ndë mësallë, e u thot’ ature: Kupëtoni këtë që u bëra unë juvet?
13Ju më thërritni mua: Dhaskal e Zot, e mirë thoi, sepse jam.
14Nd’është adha që unë u lava këmbëtë tuaj, Zoti edhe Dhaskali, duhetë që të lani edhe juvet këmbët’ e njeri-jatërit.
15Se u dhaçë unë juvet ksomblë që sikundrë bëra unë ndër juvet, të bëni edhe juvet.
16Vërtet, vërtet u thom juvet, nuk’ është kopil m’i madh se zoti tij, as i dërguarë m’i madh se ai që e dërgoi atë.
17Ndë kupëtuatë ju këto, do të jini të lumurë, ndë qoftë që të bëni ato.
18Nukë thom për gjithë juvet, un’ i di ata që zgjodha, po duhetë që të dalë e vërtetë karta: Një që ha bukënë me mua ngrijti thundrën’ e këmbësë tij kondrë meje.
19Që ndashti u thom juvet, pa gjarë, dhe që kur të gjajënë të besoni që unë jam.
20Vërtet, vërtet u thom juvet, që ai që dheks atë që do të dërgoj unë, mua dheks. E ai që dheks mua, dheks atë që dërgoi mua.
21E si tha këto Iisui, u nakatos brëndazi, e martirisi, e tha: Vërtet, vërtet u thom juvet, se një nga jush do të më paradhosjë mua.
22E mathititë vështroijnë njeri-jatërinë, e nukë dijnë për cilinë thosh.
23E një nga mathititë që qe i dashurë nga Iisui, qe kumbisurë ndë gji të tij.
24E i bëri noimë Simon Petrua, që ta piet cili ësht’ ai, që thotë për të.
25E si ra ai mbi gjoks të Iisuit, i thot’ atij: Zot, cili është?
26Ju përgjegj Iisui, e i tha: Ai është, që si të ngjiej unë një copë bukë, do të ja ap. E si e ngjeu bukënë, ja ep Iudhësë birit së Simonit Iskariotit.
27E pas asaj kapçatësë ahere hiri nde ai satanai, e Iisui i thot’ atij: Atë që ke për të bënë, bëne shpejt.
28Po ndonjë nga ata që qenë ndë mësallë s’kupëtoi për se i tha atij.
29E ca u silloisnë, që sepse kish Iudha kuletënë, i tha Iisui atij: Blena nga ato që na duhenë ndë të krëmptenë, a t’apë gjë të varfëret.
30Ma ai poqë mori kapçatënë, atë çast iku, e qe dhe natë.
31E poqë dolli dha ai, thotë Iisui: Ndashti u nderua i biri njeriut, edhe Perndia u nderua mbë të.
32Nd’u nderua Perndia mbë të, edhe Perndia do ta nderojë atë mbë vetëhe të saj, e atë çast do ta nderojë atë.
33Djelm, edhe pakëzë kohë jam me juvet. Do të më kërkoni, e (si)kundrë thaçë çifutet, që tek të vete unë, juvet s’mundni të vini, edhe juvet u thom ndashti.
34Një porsi të re u ap ndashti juvet, që të doi njeri-jatërinë sikundr’ u desha unë juvet, ashtu edhe juvet të doi njeri-jatërinë.
35Ndë këtë do t’u njohënë gjithë, që jini mathitit’ e mi, ndë paçi dashuri njeri me jatërinë.
36I thot’ atij Simon Petrua: Zot, ku vete? Ju përgjegj atij Iisui: Tek vete unë, nukë mund të më viç pas ndashti, po pastaje do të më viç pas.
37I thot’ atij Petrua: Zot, pse nukë mund të vij pas teje ndashti? Shpirtinë tim do ta vë për tij.
38Ju përgjegj atij Iisui: Shpirtinë tënd do ta vëç për mua? Vërtet, vërtet të thom tij, do të mos këndojë kokoshi, ngjera sa të m’arniseç tri herë.
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.