Psalteri 7
7
Shiggaion i Davidit, qi i psalli Zotit, për fjalët’ e Hushit Beniaminit.
1O Zot Perëndia em, shpërej mbë tyi: shpëto-më prei gjith’ atyneve qi më ndiekinë, edhe liro-më;
2mos rrëmbejë ndonji herë anëmiku shpirtinë t’em porsi leon, edhe mos e shqyejë, pa mos qenunë shpëtimtar.
3O Zot Perëndia em, ndë bana unë këtë, ndë ashtë pa-udhëni ndë duert të mia,
4ndë i shpagova të keqe për të mirë ati qi kishte paqtim me mue (a në shtrëngova atë qi më ndiek pa ndonji punë),
5ndiektë anëmiku shpirtinë t’em, edhe e kaptë, edhe shkeltë përdhe jetënë t’eme, edhe vuftë lavdinë t’eme ndë pluhunë. Selah.
6Çohu, o Zot, ndë zemërimt tand, naltohu për punë të tërbimit anëmiqvet mi, edhe çohu për mue ndë gjyq, qi urdhënove.
7Edhe përmbëledhëja e popujvet ka me të qarkuem, edhe këthehu, të rrish përmbi atë mbë të naltë.
8Zoti ka me gjukuem popujtë, gjuko-më, o Zot, mbas dreitënisë s’eme, edhe mbas të mos qenunit’ e keqe tek unë.
9Le të mbarohetë ma e keqeja e të pa-besëvet, edhe forco të dreitinë ti, o Perëndia i dreitë, qi shprovon zemëra e veshnje.
10Mburonja eme ashtë mbë Perëndinë, qi shpëton zemërë-dreitëtë.
11Perëndia ashtë gjyqtar i dreitë, edhe Perëndi qi zemërohetë përditë.
12Ndë mos u këtheftë i pa-besi, ka me prefunë shpatën’ e vet; ngrefi harkun’ e vet, edhe e bani gati.
13Edhe bani gati armë vdeke për atë, ndërtoi shigjetat’ e veta kundrë ndiekësëvet.
14Qe i pa-besi te mundohetë me piellë pa-udhëni, edhe u mbars të keqe, edhe puell rrenë.
15Mihu gropë, edhe e thelloi, por ka me ranë ndë gropët qi bani.
16E keqeja e ati ka me u këthyem mbi kryet t’ati, edhe pa-udhënia e ati ka me sdrypunë ndë majët të kresë ati.
17Kam me lavduem Zotinë mbas dreitënisë ati, edhe kam me psallunë për emënin’ e Zotit naltë.
Айни замон обунашуда:
Psalteri 7: PSGEKK1872
Лаҳзаҳои махсус
Паҳн кунед
Нусха
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872.
Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.