Zanafilla 6
6
Ligësia e njeriut
1Kur njeriu filloi të shumohet mbi faqen e tokës e i lindën bija, 2bijtë e Perëndisë panë se bijat e njeriut ishin të bukura dhe morën për gra ato që zgjodhën. 3Zoti tha: «Shpirti im nuk do të qëndrojë#6.3 ose: do të hahet; luftojë me njeriun përgjithmonë, sepse ai është mish dhe ditët e jetës së tij do të jenë njëqind e njëzet vjet». 4Në ato kohë nefilimët jetonin në tokë, po ashtu edhe më vonë kur bijtë e Perëndisë morën për gra bijat e njeriut dhe ato u lindën fëmijë. Këta ishin kreshnikët e lashtësisë, njerëz me emër.
5 Zoti pa se ligësia e njeriut mbi tokë ishte e madhe dhe, tërë kohën, mendimet e zemrës së tij nuk synonin gjë tjetër veçse të keqen. 6Zotit i erdhi keq#6.6 he. u pendua që kishte bërë njeriun mbi tokë dhe u pikëllua në zemër. 7Zoti tha: «Do ta shuaj nga faqja e dheut njeriun që krijova, njeriun bashkë me bagëtitë, zvarranikët e shpendët e qiellit, se u pendova që i krijova».
8Por Noeu gjeti hir para Zotit.
Noeu dhe përmbytja
9Kjo është historia e Noeut. Noeu ishte njeri i drejtë, i patëmetë ndër bashkëkohësit e tij dhe jetonte me Perëndinë. 10Atij i lindën tre djem, Semi, Kami e Jafeti.
11Toka ishte shthurur para syve të Perëndisë e ishte mbushur me dhunë. 12Perëndia pa tokën dhe, ja, ajo ishte e prishur pasi çdo njeri mbi tokë bënte jetë të shthurur. 13Perëndia i tha Noeut: «Kam vendosur t'i jap fund çdo njeriu, se e kanë mbushur tokën me dhunë. Ja, do t'i zhduk bashkë me tokën.
14Bëj një arkë me dru goferi, bëje me dhoma e lyeje brenda e jashtë me zift. 15Ja si do ta bësh: treqind kute të gjatë, pesëdhjetë kute të gjerë e tridhjetë kute të lartë. 16Bëj një çati#6.16 ose: dritare për arkën e ngrije një kut më lart. Derën e arkës vëre anash e bëj një kat përdhe, një të dytë e një të tretë.
17Dhe ja, unĂ« do tĂ« sjell pĂ«rmbytjen mbi tokĂ« qĂ« tĂ« mbytĂ« çdo qenie tĂ« gjallĂ« nĂ«n qiell. Ădo gjĂ« qĂ« Ă«shtĂ« mbi tokĂ« do tĂ« marrĂ« fund. 18Por besĂ«lidhjen time do ta bĂ«j me ty e ti, bashkĂ« me bijtĂ« e tu, me gruan tĂ«nde e me gratĂ« e bijve tĂ« tu, do tĂ« hysh nĂ« arkĂ«. 19Dhe nga çdo gjallesĂ« e gjĂ« e gjallĂ« do tĂ« marrĂ«sh nĂ« arkĂ« dy prej çdo lloji, qĂ« tĂ« mbeten gjallĂ« bashkĂ« me ty. Mashkull e femĂ«r do tĂ« jenĂ«. 20Prej shpendĂ«ve sipas llojit tĂ« tyre, prej bagĂ«tive sipas llojit tĂ« tyre e prej çdo zvarraniku tĂ« tokĂ«s sipas llojit tĂ« tyre, dy prej çdo lloji do tĂ« vijnĂ« te ti qĂ« tĂ« mbeten gjallĂ«. 21Merr e grumbullo pĂ«r vete prej çdo lloji ushqimi qĂ« hahet. Do tĂ« jetĂ« ushqim pĂ«r ty e pĂ«r kafshĂ«t».
22Dhe Noeu kështu veproi. Bëri gjithçka siç e kishte urdhëruar Perëndia.
Nu markerat:
Zanafilla 6: AL1
MĂ€rk
Dela
Kopiera

Vill du ha dina höjdpunkter sparade pÄ alla dina enheter? Registrera dig eller logga in
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020