Psalltiri 7

7
Shigajon i Dhavidhit, që i psalli Zotit, për fjalët’ e Hushit Benjamitit.
1O Zot Perëndia im, mbë ty shpëreva; shpëto-më prej gjith’ atyre që më ndiekënë, edhe ruaj-më;
2mos rrëmbenjë ndonjë herë shpirtinë t’im posi leon, edhe mos e çqyenjë, pa qënurë shpëtimtar.
3O Zot Perëndia im, ndë bëra këtë, ndë është shtrëmbëri ndë duart e mia,
4ndë i çpagova të keqe (për të mirë) ati që kishtej paqtim me mua (a ndë shtrëngova atë që më ndiek pa ndonjë punë),
5ndiektë arëmiku shpirtinë t’im, edhe e kaptë, edhe shkeltë përdhe jetënë t’ime, edhe vëntë lavdimnë t’im ndë pluhurë. Sellah.
6Ngreu, o Zot, ndë zëmërim tënt, lartohu për punë të tërbimit arëmiqet mi, edhe çohu për mua ndë gjyq, që urdhërove.
7Edhe përmbëledhëja e llauzevet do të të qarkojë, edhe kthehu përmbi atë mbë të lartë.
8Zoti do të gjykonjë llauzetë; gjyko-më, o Zot, pas drejtërisë sate, edhe pas të mos qënurit e keqe ndek unë.
9Le të mbaronet’ e keqeja e fajtorëvet, edhe forco të drejtinë, ti o Perëndia i drejtë, që provon zëmra e veshnje.
10Ndihma ime është prej Perëndisë, që shpëton zëmrë-drejtëtë.
11Perëndia është gjykatës i drejtë, edhe Perëndi që zëmëronetë përditë.
12Ndë mos u ktheftë (i pa-besi), do të prehnjë shpatën’ e ti; ngrehu harkun’ e ti, edhe e bëri gati.
13Edhe për atë bëri gati enë vdekëje, ndërtoi me ziar shigjetat’ e tia kundrë ndiekëset.
14Na (i pa-besi) tek mundonetë të piellë shtrëmbëri, edhe u mbars të keqe, e polli gënjeshtrë.
15Mihu gropë, edhe e thelloj, edhe do të bierë ndë gropët që bëri.
16Të dhëmburit e ati do të kthenetë mbi krye t’ati, edhe shtrëmbëria e ati do të cbresë ndë majë të kresë ati.
17Do të lavduronj Zonë pas drejtërisë ati, edhe do të psall për emërin’ e Zotit lartë.

Märk

Dela

Kopiera

None

Vill du ha dina höjdpunkter sparade på alla dina enheter? Registrera dig eller logga in