Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 18:1-24

Psalmet 18:1-24 - Të dua, o ZOT, fuqia ime.
ZOTI është shkëmbi im,
fortesa ime dhe çliruesi im,
është Perëndia im,
është shkrepi ku gjej strehë.
Zoti është mburoja ime, fuqia e shpëtimit tim,
ai është kështjella ime.
Lavdi pastë ZOTI!
I thirra e nga armiqtë shpëtova.
Litarët e vdekjes më mbërthyen,
përrenj shkatërrimi më tmerruan.
Leqet e skëterrës më rrethuan,
më zunë pritë grackat e vdekjes.
Kur u gjenda ngushtë, i thirra ZOTIT,
i klitha për ndihmë Perëndisë tim.
Nga tempulli i tij e dëgjoi zërin tim,
klithma ime arriti te veshët e tij.
Ndaj toka u drodh e u trand,
themelet e maleve u shkundën e luajtën vendit,
prej zjarrit të zemërimit të tij.
Tym doli nga flegrat e hundës së tij
e nga goja e tij zjarr shkrumbues.
Thëngjij përvëlues prej tij flakëruan.
Qiejt i uli dhe zbriti poshtë,
me një re të errët nën këmbë.
Hipur mbi një kerub fluturoi,
flatroi mbi krahët e erës.
Errësirën e hodhi rreth vetes si rrobë,
tendë iu bënë retë e dendura si ujërat e errëta.
Prej shkëlqimit të tij dilnin
re, breshër e prush i zjarrtë.
ZOTI bëri të gjëmojnë qiejt,
i Tejlarti bëri t'i dëgjohet zëri,
breshër e thëngjij zjarri.
Shigjetat e tij dërgoi e i shpërndau,
me rrufe i gjuajti e i shpartalloi.
Burimet e ujërave u dukën,
themelet e tokës u zbuluan,
prej qortimit tënd, o ZOT,
prej shfryrjes së flegrave të tua.
Dorën shtriu nga lart e më kapi,
më nxori prej ujërave të shumtë.
Më shpëtoi nga armiq të fuqishëm,
nga ata që më urrenin,
që ishin më të fortë se unë.
M'u vërsulën ditën e fatkeqësisë sime,
por ZOTI u bë përkrahësi im.
Më nxori në vend të hapur,
më shpëtoi se më kishte për zemër.
Kështu bëri ZOTI me mua,
se jam i drejtë,
kështu më shpërbleu,
se të pastra duart i kam.
Udhët e ZOTIT kam ndjekur
e nuk jam larguar nga Perëndia im me ligësi.
Gjithë vendimet e tij i mbaj parasysh,
nga rregullat e tij nuk shmangem.
Kam qenë i ndershëm me të
dhe veten nga paudhësia e kam ruajtur.

Të dua, o ZOT, fuqia ime. ZOTI është shkëmbi im, fortesa ime dhe çliruesi im, është Perëndia im, është shkrepi ku gjej strehë. Zoti është mburoja ime, fuqia e shpëtimit tim, ai është kështjella ime. Lavdi pastë ZOTI! I thirra e nga armiqtë shpëtova. Litarët e vdekjes më mbërthyen, përrenj shkatërrimi më tmerruan. Leqet e skëterrës më rrethuan, më zunë pritë grackat e vdekjes. Kur u gjenda ngushtë, i thirra ZOTIT, i klitha për ndihmë Perëndisë tim. Nga tempulli i tij e dëgjoi zërin tim, klithma ime arriti te veshët e tij. Ndaj toka u drodh e u trand, themelet e maleve u shkundën e luajtën vendit, prej zjarrit të zemërimit të tij. Tym doli nga flegrat e hundës së tij e nga goja e tij zjarr shkrumbues. Thëngjij përvëlues prej tij flakëruan. Qiejt i uli dhe zbriti poshtë, me një re të errët nën këmbë. Hipur mbi një kerub fluturoi, flatroi mbi krahët e erës. Errësirën e hodhi rreth vetes si rrobë, tendë iu bënë retë e dendura si ujërat e errëta. Prej shkëlqimit të tij dilnin re, breshër e prush i zjarrtë. ZOTI bëri të gjëmojnë qiejt, i Tejlarti bëri t'i dëgjohet zëri, breshër e thëngjij zjarri. Shigjetat e tij dërgoi e i shpërndau, me rrufe i gjuajti e i shpartalloi. Burimet e ujërave u dukën, themelet e tokës u zbuluan, prej qortimit tënd, o ZOT, prej shfryrjes së flegrave të tua. Dorën shtriu nga lart e më kapi, më nxori prej ujërave të shumtë. Më shpëtoi nga armiq të fuqishëm, nga ata që më urrenin, që ishin më të fortë se unë. M'u vërsulën ditën e fatkeqësisë sime, por ZOTI u bë përkrahësi im. Më nxori në vend të hapur, më shpëtoi se më kishte për zemër. Kështu bëri ZOTI me mua, se jam i drejtë, kështu më shpërbleu, se të pastra duart i kam. Udhët e ZOTIT kam ndjekur e nuk jam larguar nga Perëndia im me ligësi. Gjithë vendimet e tij i mbaj parasysh, nga rregullat e tij nuk shmangem. Kam qenë i ndershëm me të dhe veten nga paudhësia e kam ruajtur.

Psalmet 18:1-24