Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Bashkëbisedime me ZotinShembull

Conversations With God

DITA 9 NGA 14

Ndonjëherë hapi tjetër në lutje është të dorëzohesh. Ky altar i shpirtit është një kohë dhe vend specifik ku ne lëshojmë ose i dorëzojmë vullnetin tonë Zotit dhe e lëmë rezultatin në kontrollin e Tij. Në këto momente ne vendosim pjesët më të dashura të asaj që jemi dhe atyre që duam para Tij dhe zbrampsemi—duke mos ditur se çfarë do të ndodhë më pas. Ky moment i vetmuar, i pezulluar mund të ndjehet i rrezikshëm.

Të dorëzohesh është një lutje relacionale e përqendruar, në një marrëdhënie dashurie me Jezusin. Sepse Ai e di që të dorëzojmë vullnetin tonë për veten dhe ata që duam mund të jetë i mbushur me dhimbje—Ai e di këtë nga përvoja personale—Jezusi na mban në mes të saj. Në aktin e lirimit, Fryma dhuron një vërshim hiri dhe prania e Tij bëhet bekimi. Lavdëro emrin e Tij! Ndërsa dorëzojmë, ne biem lirisht në krahët e Dashurisë.

Ndalo me mua dhe kujto heronjtë biblikë, historikë, dhe të ditëve të sotme që kanë ndikuar më shumë në jetën tonë. Një nga gjërat e përbashkëta të dukshme të atyre që admirojmë, është përvoja e tyre në altar. Në këtë moment vullneti i tyre i paracaktuar ndalon kundër qëllimit më të lartë të Zotit për jetën e tyre dhe ata zgjedhin të nënshtrohen, edhe nëse kjo do të thotë sakrificë ose vuajtje. Në mënyrë të pashmangshme, agonia e dorëzimit prej tyre është momenti i tyre më i mirë dhe ngjarjet që pasojnë mbajnë një ndikim të qëndrueshëm. Në të njëjtën mënyrë, kur japim vullnetin tonë të paramenduar dhe marrim vullnetin dhe thirrjen e Zotit, ne bashkohemi me historinë e madhe epike, një aventurë të Mbretërisë që do të na çojë përtej vetvetes.

Por çfarë ndodh nëse shohim vlerën e lutjes të dorëzimit, por kemi shumë frikë të lutemi për atë—akoma? Lutja tjetër më e mirë është "Zot, unë jam i gatshëm të bëhem i gatshëm". Ky çlirim i mesëm, lëshon forcën e Tij për të filluar të bëjë të mundur transaksionin e plotë. "Sepse Perëndia është ai që vepron në ju vullnetin dhe veprimtarinë, sipas pëlqimit të tij." (Filipianëve. 2:13, ALB). Ne mund t'i besojmë Zotit në çdo fazë të dorëzimit. Asgjë nuk është shumë e vështirë për Të, dhe gjithçka e dashur për ne është e sigurt me Të.

Dita 8Dita 10

Rreth këtij plani

Conversations With God

Bashkëbisedime me Zotin është një përfshirje më e thellë e gëzueshme në një jetë lutjeje më intime, duke theksuar mënyra praktike për të dëgjuar zërin e Zotit. Zoti dëshiron që ne të shijojmë një bashkëbisedim të vazhdueshëm me Të gjatë gjithë jetës sonë—një bashkëbisedim që bën të gjitha ndryshimet në drejtimin, marrëdhëniet dhe qëllimin. Ky plan është i mbushur me histori personale transparente, rreth afrimit me zemrën e Zotit. Ai na do!

More

Dëshirojmë të falenderojmë Susan Ekhoff që bëri të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, të lutem vizito: https://www.amazon.com/Prayer-That-Must-Power-Conversational/dp/1496185560/ref=sr_1_1?ie=UTF8&qid=1498693709&sr=8-1&keywords=prayer+that+must%2C+the+power+of+conversational+prayer