Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Udhëtimi i TrashëgimisëShembull

The Legacy Journey

DITA 14 NGA 31

Gjetja e thesarit tuaj

Në librin ‘Ju do të keni mbarësi’, rabini Daniel Lapin jep një metaforë të bukur për një jetë të ekuilibruar të kënaqësisë. Ai përshkruan se si çdo mbrëmje shabati, familjet judease mblidhen për të kremtuar Havdalahun si një mënyrë për t'u përgatitur për javën përpara.

Gjatë shërbesës, një anëtar i familjes derdh verë në një filxhan të vendosur në një disk. Teksa vera del nga kupa, fillon të mbushë pjatën e poshtme. Ideja është që, ndërsa unë kujdesem për jetën dhe familjen time (duke e mbushur kupën), gjithashtu përqendrohem në sigurimin e disa rrjedhjeve të tepërta për të bekuar të tjerët.

Kështu, pra, duhet t’i bëjmë gjërat. Bibla e bën të qartë se ne jemi të thirrur të plotësojmë nevojat e familjeve tona para çdo gjëje tjetër (1 Timoteut 5: 8). Por ne duhet edhe të jemi të ndjeshëm ndaj mënyrave se si mund t'u shërbejmë të tjerëve. Për aq kohë që e mbajmë këtë qëndrim, është më e lehtë të qëndrosh i kënaqur me atë që na është dhënë.

Meqenëse asnjë shumë e parave nuk është e shenjtë apo jo e shenjtë, është në rregull që të mbushni kupën tuaj – që të ndërtoni pasuri dhe të keni disa gjëra të këndshme. Por unë gjithmonë i këshilloj njerëzit të luten për atë që duhet për të mbushur kupën e tyre. Kupa juaj nuk është një pishinë, por nuk është gjithashtu një këllëf gishtëz. Përsëri, pra, keni nevojë për një perspektivë të balancuar.

Në qoftë se burimet tuaja ia kushtoni vetes, zemra juaj do të bëhet tërësisht për veten tuaj. Nëse fokusoheni vetëm mbi grumbullimin e gjërave dhe nuk jepni ose shpenzoni asnjëherë për familjen tuaj, ju do të bëheni koprrac. Ju duhet të kontrolloni motivet tuaja.

Ky ishte argumenti i Jezusit te Luka 12:34. Duke folur për një qasje të pjekur për paratë, Ai tha se duhet të jemi të kujdesshëm me thesarin tonë, sepse zemrat tona do ta ndjekin.

Lejoni Havdalahun t'ju kujtoj që të planifikoni një derdhje për të tjerët. Dhe pasqyroni karakterin e Perëndisë si dhurues duke e mbajtur zemrën dhe thesarin në një ekuilibër të duhur. Kjo prodhon kënaqësi dhe do t'ju udhëheqë mirë në Udhëtimin e Trashëgimisë.

Bujaria e vërtetë pasqyron thirrjen e Perëndisë në jetën tonë, por kërkohet planifikim dhe largpamësi për të dhënë në maksimum. Udhëtimi i Trashëgimisë do t’ju shoqërojë përmes raporteve thelbësore të dhënies dhe një plani të fortë për t'ju vendosur në rrugën tuaj për të jetuar një jetë bujare. Mësoni më shumë në daveramsey.com/legacy.

Shkrimet e Shenjta

Dita 13Dita 15

Rreth këtij plani

The Legacy Journey

Dave Ramsey është zëri i besuar i Amerikës për para dhe biznes. Pas falimentimit të tij në moshën 30-vjeçare, Dave filloi të mësonte mënyrat e Perëndisë për të trajtuar paratë. Dave tani i është kushtuar mësimit të të tjerëve se si të marrin kontrollin e parave të tyre në mënyrë që të jetojnë dhe të japin si kurrë më parë. Gjatë 31 ditëve të ardhshme, Dave do t'ju udhëheqë me atë që Bibla ka për të thënë për paranë dhe pasurinë dhe si të jetojmë dhe të lëmë një trashëgimi për brezat që do të vijnë.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë David Ramsey që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: daveramsey.com/legacy