Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Tregimi i KrishtlindjesShembull

The Christmas Story

DITA 3 NGA 5

Djali i Davidit

Si ju i thoni të fejuarit tuaj se ju jeni shtatëzën me Shpëtimtarin e premtuar të Perëndisë? Kjo ishte një pyetje që Maria i bëri vetes së saj pasi mori lajmin e mirë. Kur Josif e zbuloj, ai fillimisht vendosi të tërhiqej nga marrëdhënia e tyre. Por Zoti dëshironte të përfshinte Josif në këtë tregim gjithashtu.

Në Shkrimet e sotme, Zoti dërgoj një lajmëtar tek Josifi, duke e mbushur atë brenda në detaje. Lajmëtari e thrriti Josifin "djali i Davidit", e cila është e huaj, sepse David nuk është emri i babait të Josifit.

Davidi jetoj qindra vite më përpara se Maria dhe Josifi. Ai gjithashtu ishte nga një qytet i vogël, dhe ai jetoj një jetë të zakonshme si bari. Por një ditë, Perëndia dërgoj një lajmëtar në Betlehem për ti thënë Davidit se ai ishte zgjedhur të drejtonte si mbret.

Më vonë, Perëndia i premtoj se një nga pasardhësit e Davidit do të krijonte një mbretëri të re dhe të mirë e cila do të bekonte gjithë botën. Davidi dhe pasardhësit e tij ishin me të meta dhe më mbasë kryen zgjedhje të dëmshme, të cilat udhëhoqën në kolapsin e mbretërisë së tyre. Njerëzit e dinin se nëse ata do të zgjidhnin të kishin një mbretëri të re dhe të mirë, atyre ju duhej një David i ri dhe i mirë. Kështuqë për gjenerata, njerëzit pritën për "Djalin e Davidit" të vinte.

Kjo na sjell mbrapa Josifin, pasardhësi i një bariu i cili u bë mbret. Josifi ishte joperfekt, porsi të gjithë pasardhësit e Davidit deri në atë kohë, por i vërtet dhe pa të meta Djali i Davidit erdhi në këtë botë nëpërmjet Marisë- e cila ju bashkua familjes së Josifit si gruaja e tij.Kështu edhe pse Josifi nuk ishte babai biologjik i Jezusit, ai e lartësoj Jezusin krahas Marisë- dhe provoj një lidhje familjare me Davidin.

Josifi e morri Marinë në Betlehem, vendlindja e Davidit. Dhe atje, Maria lindi Jezusin, Djalin e vërtetë të Davidit. Dhe cilët ishin njerëzit e parë që morrën vesh rreth Djalit të Davidit? Barinjtë, sigurisht.

Historia e Krishtlindjes na kujton se ne jemi pjesë e diçkaje më madhështore sesa vetja jonë. Nëpër histori, Perëndia ka qenë duke punuar me njerëz për ta bërë tokën porsi parajsa. Davidi pati një pjesë për të luajtur, dhe po ashtu edhe Josifi. Por tregimi është ende duke ecur, dhe tani është rradha jonë.

Kështuqë si ne do të ndjekim udhëheqjen e tyre? Mirë, një e dhënë është në pasazhin e sotëm. Shikoni si Josifi ju përgjigj thirrjes së Perëndisë. Ju do të vini re se ai dëgjon, beson, dhe sakrifikon për të ndihmuar të tjerët. Kur ne kryejmë zgjedhje të tilla, ne shtyjmë përpara tregimin e Perëndisë.

Lutuni: I dashur Zot, faleminderit Ty që na ke ftuar ne në tregimin Tënd. Unë e di që kam një pjesë për të luajtur për ta bërë tokën porsi parajsa. Kështuqë të lutem ndihmo të jem i vetëdijshëm sesi Ti je duke më thërritur mua të bëj një diferencë në jetët e të tjerëve. Në emër të Jezusit, amen.

Shkrimet e Shenjta

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

The Christmas Story

Çdo tregim ka një fabul të gërshetuar- një moment të papritur që ndryshon çdo gjë. Një nga fabulat më të mëdha të gërshetuara në Bibël është tregimi i Krishtlindjes. Në pesë ditët në vazhdim, ne do të eksplorojmë si ky eveniment ndryshon botën dhe si mundet të ndryshoj jetën tënde sot.

More

Ne duam të falenderojmë Life.Church për sigurimin e këti Plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni www.life.church