Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Të Gjitha Gjërat të Reja Shembull

All Things New

DITA 1 NGA 5

Jeta e krishterë është me të vërtetë një paradoks. Atë që Jezusi çmon më shumë është e kundërta e asaj që ne kapemi në gjendjet tona natyrore.

Letra 2-të e Korintasve është një letër e të kundërtave. Është një letër mbi besimin aventuresk për të varur të gjithë shpresën tonë te Zoti, edhe pse të besojmë në forcën dhe krenarinë tonë për të mbijetuar gati gjithmonë duket më e sigurt dhe më e njohur. Është fjala për një paqe të vazhdueshme në thellësinë e oqeanit të shpirtrave tanë, që vjen kur mëkatet tona nuk llogariten më kundër nesh sepse Perëndia dërgoi Birin e tij Jezusin në botë, i cili mori mëkatet tona mbi Veten. Pali e quan këtë pajtim.

Kur Pali mbërriti në fillim të viteve 50 (pas Krishtit), Korinti ishte në kulmin e zhvillimit të tij. Një epiqendër tregtare e Greqisë jugore, Korinti ishte duke lulëzuar, i pasur, dhe i zhytur në një përzierje të kulturës Romake dhe Greke. Qyteti i lashtë i Korintit zotëronte gjithçka që mund të dëshiroje. Por siç e dimë: të kesh akses në gjithçka që mund të dëshirojmë, nuk përfundon gjithnjë të jetë ashtu siç mendonim se donim.

Pasuria e kulturës së Korintit kishte të metat e saj, sikurse kanë edhe qytetet tona moderne. Prostitucioni, skllavërimi, dhe perversioni seksual i të gjitha llojeve ishin mbledhur brenda territorit të tij. Zotat e rremë ishin kudo.

Kjo letër më duket kaq inkurajuese sepse nëse kisha funksiononte në Korint, ajo mund të funksionojë në vendet ku banojmë ti dhe unë. E pranoj që ndonjëherë mendoj se bota jonë ka shkuar shumë larg me abuzimin, racizmin, dhe humbjen e moralit. Sidoqoftë, nëse ungjilli i Jezusit transformoi prostitutat e Korintit, tiranikët e pasur, paganët, dhe udhëheqësit e sinagogës, atëherë lajmi i mirë i Jezus Krishtit mund të transformojë njerëzit e qyteteve tona sot. Dhe, megjithëse tundohem herë pas here të mendoj se njerëzit e Zotit gjenden vetëm në ambiente fetare, Zoti e kishte popullin e Tij në Korint. Ashtu si Ai ka ty dhe mua në mjediset kulturore ku jetojmë. Letra 2-të e Korintasve na kujton se kisha e Zotit shkëlqen më shumë në errësirë ​​sesa në shenjtëroret tashmë të ndriçuara.

Ndërsa lexon letrën e 2-të të Korintasve, ji në kërkim të të kundërtave. Vë re mënyrën se si Pali i do Korintasit pa kushte. Ndërsa i konsideron ndryshimet e habitshme, kurrë mos harro se ti ke qenë i fuqizuar të jetosh bukur dhe je vënë mënjanë hapurazi, sepse - që nga vdekja dhe ringjallja e Jezusit - gjërat e vjetra kanë shkuar, të gjitha gjërat janë bërë të reja. Herën e fundit që kontrollova, e vjetra dhe e reja janë të kundërta në shkallën më të lartë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

All Things New

Në këtë udhëtim përmes Librit të 2 Korintasve, “Të Gjitha Gjërat Të Reja” eksploron teologjinë e Palit për besimin aventuresk në këtë botë dhe thirrjen e Zotit për të qënë të guximshëm. Kelly Minter na ndihmon të kuptojmë se si ecja e krishterë mund të duket në kundërshtim me tendencat tona natyrore, por vërteton se është pafundësisht dhe përjetësisht më e mirë. Në këtë plan leximi 5-ditor, do të shqyrtosh çështje të tilla si: si të veprosh me marrëdhënie të vështira, t'i besosh Zotit me reputacionin tënd, të themelosh identitetin tënd në Krishtin, të kuptosh qëllimin e vuajtjes dhe sigurimin e Zotit në të, dhe si duhet të bëhemi drita e ungjillit në botë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë LifeWay Women që bënë të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, vizito faqen: http://www.lifeway.com/allthingsnew