Të Vrasësh Kriptonitin me John BevereShembull

Si evoluoi një Zot i rremë në Izrael, dhe si evoluon një Jezus i rremë në kishën e sotme? Të dy janë rezultat i një zemre të ngurtësuar, nga mungesa e pendimit të vërtetë.
Tani, mos u nervozo. Unë e di se pendimi është predikuar në një mënyrë që prodhon skllavëri, por ky nuk është pendim biblik. E vërteta është se ne kemi nevojë për pendim, sepse pa të ne nuk mund të përjetojmë jetën që Zoti ka për ne.
Nëse shikojmë atë që Bibla thotë, zbulojmë se gati çdo zë i Testamentit të Ri, thotë qartë dhe specifikisht, se pendimi është një pjesë e domosdoshme e jetës sonë në Krishtin. Lista e njerëzve që e thonë drejtpërdrejt këtë përfshin Pjetrin, Palin, Gjonin, Jakobin, dishepuj të tjerë, vetë Jezusin, dhe madje edhe Perëndinë At. Është një e vërtetë e madhe dhe pa dyshim e qartë.
Ajo çfarë do të thotë kjo, është se nuk mund të ketë besim të vërtetë në Jezu Krishtin, pa pendim nga mëkati i njohur. Dhe çfarë është mëkati? Mëkati është antiteza e më të mirës së Zotit për ne.
Kjo do të thotë se nuk mund të drejtohemi te Krishti, nëse refuzojmë të largohemi nga gjëra të tilla si imoraliteti seksual, thashethemet, dhe mosfalja.
Si mund të thuash që je një i Krishterë dhe të mbahesh me vullnet të lirë te këto gjëra? Fakti është që ka mbi pesëqind urdhëra të sjelljes në Testamentin e Ri. Zoti na i jep këto urdhëra sepse Ai kurrë nuk do të tolerojë atë që mund të të shkatërrojë—Ai të do shumë.
Por, nëse mbahemi te mëkatet për të cilat Krishti vdiq që të na çlironte, ne kemi krijuar një Jezus të rremë, dhe besimi ynë është vetëm i imagjinuar.
Pendimi biblik është akti përfundimtar i përulësisë, duke hapur jetën tonë ndaj mrekullisë së hirit të Zotit. Në fakt, Zoti premton të na japë hir kur përulemi (Jakobi 4, 1 Pjetrit 5). Kjo është arsyeja pse pendimi është kaq i rëndësishëm. . . ne nuk mund të turpërohemi prej tij. Kërkuesit dhe besimtarët që shpallin të njëjtën gjë duhet ta dinë këtë. Është thelbësore për besimin dhe shpëtimin tonë!
Pendim do të thotë të ndryshojmë mendimin tonë aq thellë, sa të ndryshojë personalitetin tonë në thelbësi të qenies sonë. Kur i drejtohemi Krishtit, Ai na bën persona krejt të ri, duke na dhënë hirin të jetojmë si Ai.
Ky është pendim biblik—është procesi i rikrijimit në Krisht, duke pasqyruar natyrën dhe mirësinë e Zotit për botën tonë. A ka ndonjë ftesë më të madhe?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Ashtu si Supermeni, i cili mund të mposhtë çdo armik, edhe ti si ndjekës i Krishtit ke aftësinë e mbinatyrshme për të pushtuar sfidat me të cilat përballesh. Por problemi për Supermenin dhe për ty është që ka një kriptonit që vjedh forcën tënde. Ky plan do të të ndihmojë të çrrënjosësh kriptonitin shpirtëror nga jeta jote, kështu që të mund të përmbushësh potencialin tënd të dhënë nga Zoti dhe të shfrytëzosh një jetë pa kufizime.
More