Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Beso, Nxito, dhe PushoShembull

Trust, Hustle, And Rest

DITA 4 NGA 4

Pusho

Siç kemi parë gjatë ditëve të kaluara, besimi është veprimi i vështirë por i thjeshtë i pranimit, që ne nuk jemi përgjegjës për të dhënë rezultate përmes punës sonë—Zoti është. Pasi të kemi ndërmarrë këtë hap të parë kritik, sigurisht që është e drejtë të nxitojmë, të përdorim talentin tonë të dhënë nga Zoti për të përmbushur thirrjen tonë. Por si ta dimë nëse edhe po besojmë dhe po nxitojmë? Nxitimi është i lehtë për tu dalluar. Gjendet në emailet tona, në listat e gjërave për të bërë, dhe në mendjet tona të trazuara. Por, si e dimë nëse vërtet jemi duke besuar te Zoti, dhe jo në veten tonë, për të dhënë rezultate? Ndoshta treguesi më i mirë është nëse jemi në çlodhje apo jo.

Pushimi është ajo që të gjithë dëshirojmë. Nuk duhet shumë për të kuptuar, se çlodhje do të thotë më shumë sesa thjesht të harxhosh kohë jashtë zyrës. Me linjat midis punës dhe shtëpisë pothuajse të paqarta, mund të duket e pamundur të shkëputemi fizikisht dhe mendërisht nga kërkesat e produktivitetit të pandërprerë. Edhe kur jemi në shtëpi, ne po kontrollojmë emailin, Instagramin, kalendarët, etj. Ne gjithmonë jemi duke bërë diçka. Ne jemi të shqetësuar.

Si mund të gjejmë pushimin që dëshirojmë kaq shumë? Shën Augustini jep përgjigjen: "Zemrat tona janë të shqetësuara, deri sa mund të gjejnë prehje te Ti". Ne do të jemi të shqetësuar derisa të pushojmë vetëm në Zotin. Kjo do të thotë që ndërsa ne duhet të nxitojmë, duhet së pari të kemi besim te Zoti, i cili gjatë gjithë historisë ka qenë besnik për të siguruar për popullin e Tij. Nëse kemi besim te karakteri i Zotit, dhe kujdesemi mirë për talentin që Ai na ka dhënë, ne mund të jemi të bindur se rezultatet janë në duart e Tij, se Ai është nën kontroll dhe po punon gjithçka për të mirën tonë. Sipas fjalëve të Solomonit në Fjalët e Urta 16:33, "Shorti hidhet që në barkun e nënës, por çdo veprim varet nga Zoti."

Kjo është e vetmja rrugë për pushim të vërtetë dhe të thellë në sjellje, mendje, dhe shpirt, dhe fillon me nënshtrimin tonë ndaj artit të Shabatit të krijuar nga Zoti. Sipas fjalëve të Pastorit Timothy Keller: «Ne duhet të mendojmë për Shabatin si një akt besimi. Zoti e caktoi Shabatin për të na kujtuar se Ai po punon dhe pushon. Të praktikosh Shabatin është një mënyrë e disiplinuar dhe besnike për të kujtuar se nuk je ai që e mban botën në funksionim, që siguron për familjen tënde, madje as ai që i mban projektet e punës tënde të ecin përpara. "

Pse është kaq kritike që ne duhet të menaxhojmë mirë tensionin midis besimit dhe nxitimit? Sepse në fund të ditës, kur mbështetemi në nxitimin tonë pa besuar në Zot, ne ose po mundohemi të shtiremi sikur jemi Zoti ose të vjedhim lavdinë e Tij dhe secila nga këto të çon në shqetësim. I Krishterë, merr zemër! Këto urdhëra biblike nuk janë në kundërshtim me njëri-tjetrin. Ti je thirrur të besosh Zotin tënd dhe të punosh shumë. Dhe kur e përqafojmë këtë tension, ne mund të pushojmë mirë duke e ditur se jemi në partneritet të duhur me Thirrësin tonë.

Nëse e shijove këtë plan leximi, do të të pëlqejë devocionali im i përjavshëm, do të ndihmojë të lidhësh më thellë ungjillin me punën tënde. Regjistrohu falas këtu .

Dita 3

Rreth këtij plani

Trust, Hustle, And Rest

Bibla na urdhëron të punojmë shumë, por gjithashtu na tregon se është Perëndia—jo ne—ai që prodhon rezultate përmes punës sonë. Siç do të tregojë ky plan katër ditor, profesionisti i Krishterë duhet të përqafojë tensionin midis "besimit" dhe "nxitimit" për të gjetur pushimin e vërtetë të Shabatit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Jordan Raynor që bëri të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://www.jordanraynor.com/trust/