Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Investimi yt më i mirë!Shembull

Investimi yt më i mirë!

DITA 4 NGA 5

“Zgjero njohuritë e tua”

Zhvillimi i të kuptuarit të Fjalës së Perëndisë është një përpjekje e përjetshme. Nuk do të ndodhë brenda natës. Por ka disa qasje, të cilat mund të ushqejnë një të kuptuar më gjithëpërfshirës. Ja disa mendime:

1 - Siguro disa mjete. Janë të disponueshme disa lloje ndihmash studimore, të cilat mund të të ndihmojnë të kuptosh më mirë atë që po lexon. Për shembull, ka Bibla Studimi, konkordanca dhe udhëzues studimi tematik, si në internet, ashtu edhe kopje fizike.

2 - Përfshihu në një skuadër, ose grup të vogël studimi të Biblës për të bashkëvepruar me të krishterë të tjerë dhe për të vëzhguar se si të tjerët po e zbatojnë në jetën e tyre Fjalën e Perëndisë.

3 – Bëj një plan. Për ata që janë shumë ambiciozë në kohën e leximit të tyre personal, ka disa plane të disponueshme për të të drejtuar përgjatë gjithë Biblës. Shumë prej tyre mund të të ndihmojnë ta lexosh brenda vitit të gjithë Biblën - dhe kjo mund të thuhet se është një arritje e rëndësishme!

Sa më tepër kohë kalon në Fjalën e Tij, aq më mirë do ta kuptosh. Ndërsa vepron kështu, do të zbulosh po ashtu se Perëndia do të të ndihmojë të kuptosh pikërisht atë që duhet të dish për periudhën e jetës ku ndodhesh.

Shkrimet e Shenjta

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Investimi yt më i mirë!

Marrja e një të ardhure të bekuar dhe me bollëk fillon me kryerjen e investimit të duhur. Nëse je i krishterë i ri, s’ka investim më të madh në besimin tënd, sesa marrja rregullisht e Fjalës së Perëndisë. Fillo këtu që të mund të lexosh, kuptosh dhe zbatosh çdo ditë në mënyrë efektive.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Twenty20 Faith, Inc. për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.twenty20faith.org/devotion1?lang=sq