Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mësimi i Disiplinës ShpirtëroreShembull

Learning Spiritual Discipline

DITA 2 NGA 4

DISIPLINA E DREJTËSISË SHPIRTËRORE E MEDITIMIT

TË FLASIM ME PERËNDINË
Falënderoni Perëndinë për fuqinë e Fjalës së Tij. Kërkojini Atij t'ju ndihmojë të qëndroni të përqendruar në Fjalën e Tij gjatë gjithë ditës, në mënyrë që të mund të bëheni më shumë si Jezusi.

ZHYTUNI
Vendosni një pjatë me ushqime. Jepuni të gjithëve leje për t'u zhytur në ushqim, me kusht që ata të ndjekin një rregull të rëndësishëm: Çdo kafshim i ushqimit duhet të përtypet të paktën 20 herë. Pasi secili person të përfundojë një kafshatë, ftojeni atë që të përshkruajë me hollësi shijet dhe ndjesitë e ndryshme që përjetohen.

TË SHKOJMË MË THELLË
Ndonjëherë njerëzit thonë, "Unë duhet të përtyp këtë", që nënkupton, "Më duhet të mendoj për atë për një kohë." Kur meditojmë për Shkrimet, ne marrim kohë për të menduar për to dhe për t'i "përtypur". Nëse hamë ushqimin tonë pa e përtypur, vështirë se do të ishim në gjendje ta shijonim atë. Sa më shumë që përtypim, aq më shumë shijojmë shijen dhe fitojmë forcë. E njëjta gjë është dhe me Fjalën e Perëndisë. Kur marrim kohë për të menduar se çfarë do të thotë dhe se si mund ta përdorim atë në jetën tonë, përfitojmë shumë më shumë sesa nëse e lexojmë dhe nuk mendojmë kurrë për këtë. Romakëve 12: 2 thotë se ne ndryshojmë jetën tonë duke ripërtërirë mendjen tonë, ose duke ndryshuar mënyrën se si mendojmë për gjërat. Mund të mësojmë të mendojmë si Perëndia duke medituar në Fjalën e Tij.

FLISNI ME NJËRI-TJETRIN
- Çfarë gjërash mendon shumicën e kohës?
- Si mund të ndryshojë jeta juaj nëse keni kaluar më shumë kohë duke menduar për Fjalën e Perëndisë?
- Çila është ajo pjesë e Biblës që do të dëshironit të filloni e të meditoni?

Shkrimet e Shenjta

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Learning Spiritual Discipline

Në këtë plan, ju dhe fëmijët tuaj do të eksplorojnë katër disiplina shpirtërore: agjërimin, meditimin, studimin e Shkrimit dhe adhurimin. Ju do të inkurajoheni që të keni biseda të ndershme rreth sfidave të praktikimit të këtyre disiplinave, dhe nëpërmjet aktiviteteve që nxisin të menduarit dhe përfshirjen, do të filloni t'i shikoni ato si privilegje e jo punë. Çdo ditë përfshin një lutje të shpejtë, një lexim të shkurtër të Shkrimit dhe një shpjegim, një aktivitet praktik dhe pyetje diskutimi.

More

We would like to thank Focus on the Family for providing this plan. For more information, please visit: www.FocusontheFamily.com