Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Duke Biseduar me Perëndinë në LutjeShembull

Talking With God In Prayer

DITA 4 NGA 4

PËRGJIGJE PER PERËNDINË

Biseda me Zotin
Falënderoni Perëndinë se Ai ju do dhe dëshiron që ju të mësoni të flisni me Të nëpërmjet lutjes. Kërkojini Perëndisë t'ju mësojë se si të luteni.

THELLOHUNI
Bëni tre grupe letrash me shënime me fjalët / frazat në vijim: gjyshja, shoku më i mirë, pastori juaj, shitësi i dyqaneve ushqimore dhe kushëriri i një fqinji. Përhapni letrat duke renditur të parën atë me emrin e personit që flisni me tepër dhe në fund emrin e personit që flisni më së paku. Organizoni grupin e dytë të letrave në të njëjtën mënyrë, me personin që dëshironi të shoqëroheni më shumë në krye. Rreshtoni grupin e tretë pranë dy të tjerave, me në krye personin që ju mungon më shumë. Krahasoni se sa të ngjashme janë listat tuaja.

TË THELLOHESH EDHE MË TEPËR
Lutja është thjesht të bisedosh me Perëndinë, që të do dhe dëshiron më të mirën për ty. Ashtu si mund të humbasësh dikë që e do kur ai largohet, ashtu edhe fryma juaj e humbet Zotin kur nuk kaloni kohë duke biseduar me Të. Bibla shpesh thotë se kjo dëshirë e madhe për të qenë me Perëndinë është si të jesh i etur apo i uritur. Lexo Psalmin 42: 1-2: "Ashtu si suta ka një dëshirë të madhe për rrëketë e ujit, kështu shpirti im ka një dëshirë të zjarrtë për ty, o Perëndi. Shpirti im ka një etje të madhe për Perëndinë, për Perëndinë e gjallë. Kur do të vij dhe do të paraqitem para Perëndisë?". Ju mund të shkoni te Zoti në lutje dhe ta gjeni Atë, ashtu si dreri gjen ujë në një lumë kur ka etje.

BISEDONI ME NJËRI-TJETRIN
- Çfarë mendoni kur jeni të uritur apo të etur?
- Sa e ngjashme është të qenit me Perëndinë me të qenit me një person që e doni? Sa është e ndryshme?
- Sa mund të thoni se fryma juaj ka etje të jetë me Perëndinë?

Shkrimet e Shenjta

Dita 3

Rreth këtij plani

Talking With God In Prayer

Jeta familjare mund të jetë shumë e ngarkuar, dhe jo gjithmonë veçohemi dhe marrim kohë që të lutemi, ose thjesht të kujtojmë, që duhet të ndihmojmë femijët tanë, të zhvillojnë zakonin të përfshijnë Perëndinë në ditën e tyre. Në këtë plan, familja jote do të mësojë se sa shumë Perëndia dëshiron, që të dëgjojë prej nesh dhe se si lutja forcon marrëdhenien tonë me Të dhe me njëri-tjetrin. Çdo ditë përmban një kërkesë për lutje, lexim dhe shpjegim nga Fjala, një aktivitet praktik, dhe pyetje për të diskutuar.

More

Dëshirojmë të falenderojmë Fokus në Familje që bëri të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, vizito: www.FocusontheFamily.com