Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Paqja e ZotitShembull

God's Peace

DITA 4 NGA 4


NJË BESIM I FORTË SJELL PAQE

DUKE BISEDUAR ME ZOTIN
I qëndrueshëm, i palëkundur, i patundur, i vendosur, i besueshëm, i fortë - këto fjalë përshkruajnë kush është Zoti. Tregoji Zotit ndërsa lutesh, se si e vlerëson Atë për këto karakteristika.

FILLIMI
Përgatit dy tiganë të cekët të mbushur me rërë: njëra e lagur dhe e ngjeshur fort, tjetra e lirshme dhe e thatë. Rrotullo një makinë lodër ose një top prej qelqi, nëpër secilën lloj rëre. Qëllimi është të shohim, se cila lloj rëre lejon që objekti të rrotullohet më larg.

DUKE HYRË MË THELLË
Ashtu siç është më e lehtë, për të rrokullisur gjërat nëpër rërë të fortë, një besim i fortë e bën më të lehtë për ty, ndërsa kalon gjërat e mira dhe të këqija në jetë. Besimi sjell shumë bekime, përfshirë paqen. Psalmi 29:11 thotë: “Zoti do t’i japë forcë popullit të tij; Zoti do të bekojë popullin e tij me paqe.". Por kur nuk i beson Zotit, ke besim të ngjashëm me rërën e lirshme; pengohesh dhe ke probleme të kapërcesh gjërat e vështira në jetë. Kjo është arsyeja pse duhet të lutesh që Zoti të të afrohet më shumë dhe të ndërtojë besimin tënd tek Ai.

DUKE BISEDUAR ME NJËRI TJETRIN
- Përshkruaj një kohë kur besimi yt është rritur. Çfarë të ndihmoi të rriteshe në besimin tënd?
- Si e ke ndjerë paqen e Zotit? Çfarë ndjesie të jepte?
- Zoti është autori i paqes dhe i çdo gjëje të mirë. A i ke kërkuar më shumë besim? A i ke kërkuar Atij paqen e Tij?

Shkrimet e Shenjta

Dita 3

Rreth këtij plani

God's Peace

Fjala e Zotit na thotë se Ai ofron paqe "e cila ia tejkalon çdo zgjuarësie" (Filipianëve 4: 7 ALBB). Në këtë studim katër-ditor, ti dhe fëmijët e tu, do të shikoni nga afër fushat në jetën tonë ku mund ta përjetojmë atë paqe. Çdo ditë përfshin një lutje të shpejtë, lexim dhe shpjegim të shkurtër të Biblës, veprimtari praktike, dhe pyetje diskutimi.

More

We would like to thank Focus on the Family for providing this plan. For more information, please visit: www.FocusontheFamily.com