Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Të Flasësh Fjalë që Japin Jetë Shembull

Speaking Life

DITA 3 NGA 6

Zgjedhja për të Folur Jetën

Ajo që themi ka rëndësi. Fjalët janë veçanërisht, forca më e fuqishme në dispozicion për njerëzimin. Ne mund të zgjedhim ta përdorim këtë fuqi në mënyrë konstruktive, duke ndërtuar të tjerët, ose duke i hedhur poshtë dhe shkatërruar ata. Duhen vetëm disa fjalë për të lënduar dikë. Dhe ato plagë mund të shërohen, por ato lënë mbresa që nuk zhduken kurrë. Fjalët tona kanë fuqi të madhe me aftësinë për të ndihmuar ose dëmtuar, për të shëruar ose për të lënduar, për të ngritur ose për të shkatërruar, për të ndërtuar ose për të hedhur poshtë, për të ofenduar ose për të miqësuar, për të pohuar ose për të tjetërsuar, për të ngushëlluar ose për të kritikuar

Fjalët e thëna në shtëpitë tona kanë një ndikim të thellë dhe befasues për shëndetin dhe mirëqenien në të ardhmen. Prindërit mund të godasin me gjuhë që ndajnë dhe shkatërrojnë plotësisht fëmijët e tyre. Dhe fëmija mund të shpërthejë tek prindërit e tyre me fjalë, që rrafshojnë të gjithë familjen si një bombë. Kur reagojmë dhe pastaj i përgjigjemi një situate me fjalë vërtet shkatërruese, pasojat mund të jenë shpirt-dërrmuese dhe shkatërruese për marrësin. Është shumë e lehtë t'i vendosim zë ndjenjave dhe mendimeve tona; megjithatë, duhet kontroll, forcë, dhe integritet absolut për të shprehur veten në një mënyrë pozitive, pa marrë parasysh situatën. Ndalo dhe merr frymë para se të flasësh, veçanërisht kur je i stresuar. Si prindër, duhet të flasim jetë tek fëmijët tanë që nga dita e lindjes së tyre.

Bashkëshortët duhet të marrin parasysh fuqinë e fjalëve të tyre me njëri-tjetrin. Punët tona, lajmet e botës, fëmijët dhe vetë jeta shpesh janë të mundimshme. Ne duhet të ndërtojmë martesat dhe shtëpitë tona, me inkurajim ngritës pozitiv që vjen nga një besim jetëdhënës dhe jo nga trauma, ankthi ose frika.

Joyce Landorf Heatherley shkroi një libër të quajturNjerëz Ballkoni.Disa njerëz janë në 'ballkonin' e jetës tënde, duke të brohoritur, duke të dhënë energji me pohimet e tyre. Të tjerët janë në 'bodrumin' tënd duke bërë pikërisht të kundërtën. Ky libër ka të bëjë me të qenit 'person ballkoni'. A je person ballkoni? Apo person bodrumi?

Skemat e djallit, na bejnë që të nënvlerësojmë fuqinë e fjalëve tona. Meqenëse natyra e tij është të shkatërrojë, ai punon vazhdimisht që fjalët e tua, të rrjedhin në një drejtim negativ. Mos e lejo të ketë sukses! Ai e di që fjalët e tua, nuk janë të pakuptimta ose të pafuqishme. Ato kanë fuqi krijuese, ashtu siç tregoi Zoti, kur krijoi qiejt dhe tokën me fjalët e Tij. Tani, ne kemi autoritetin të bëjmë të njëjtën gjë këtu në botë.

Merr parasysh faktin, që fjalët e tua mbajnë një fuqi të jashtëzakonshme. Ti ke fuqinë për të ndikuar dhe ndryshuar jetën e gjithsecilit, me të cilin ndan botën tënde.....familjen tënde, miqtë e tu, fqinjët e tu, dhe të huajin që është duke kaluar aty pranë. Është zgjedhja jote të përdorësh fjalë që frymëzojnë, ndërtojnë apo që shkatërrojnë dhe rrënojnë. Mos harro, sapo të thuhen, fjalët e tua nuk mund të tërhiqen.

Kushtoi vëmendje gjuhës tënde.

Zgjidh të flasësh jetë!

Medito:

Merr parasysh fuqinë e secilës prej fjalëve të tua, për të ngritur moralisht ose për të shtypur dhe shkatërruar. Si mund të bësh një përpjekje më të përbashkët, për të folur jetë tek të tjerët?

Lutje:

O Zot, më ndihmo të jem i vetëdijshëm për çdo fjalë që del nga goja ime. Më mëso të flas të vërtetat jetëdhënëse në zemrat e të tjerëve.

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Speaking Life

Fjalë, fjalë, fjalë, fjalë të mbushura me fuqi! Fjalë që forcojnë ose fjalë që rrënojnë. Fjalë që japin jetë ose fjalë që sjellin vdekje. Zgjedhja është e jona. Le të vlerësojmë fuqinë domethënëse që qëndron në fjalët tona.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Roxanne Parks që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni faqen: http://www.roxanneparks.com/home.html