Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

DRITA - Të Tërhequr Drejt Jetës Përmes Dritës Së Mrekullueshme Të PerëndisëShembull

DRITA - Të Tërhequr Drejt Jetës Përmes Dritës Së Mrekullueshme Të Perëndisë

DITA 1 NGA 5

Të Tërhequr Drejt Jetës Përmes Dritës Së Mrekullueshme Të Perëndisë Shumë lloje breshke uji janë në rrezik. Kjo jo për shkak të grabitqarëve, njerëzve apo ndotjes; por për shkak të dritës artificiale gjithnjë e në rritje përgjatë bregdetit.


Perëndia i krijoi breshkat e ujit në mënyrë të tillë që ato të vijnë në jetë gjatë hënës së plotë. Kur breshkat ngrohin vezët e tyre, drita e hënës i çon ato drejt mjedisit të tyre natyror – oqeanit. Për një breshkë uji jeta është aty.


Kërkuesit shkencorë janë habitur kur kanë zbuluar breshka të vogla uji të ngordhura në fund të rrugicave zigzake midis shtigjeve të ndriçuara nga hëna e plotë dhe dritës artificiale të ardhur nga shtëpitë, dritat dhe trafiku në bregdet. Shpërqëndrimi i shkaktuar nga drita artificiale i ka çuar breshkat e ujit drejt ngordhjes.


Ky studim Bible do t’ju afrojë pranë dritës që parezistueshme të Jezusit. “Unë jam drita e botës ... drita që çon në jetë” (Gjoni 8:12). Do t’ju afrojë tej Fjala e Tij - “Fjala ime është një llambë në këmbën tënde dhe një dritë në shtegun tënd” (Ps. 119:105) dhe do t’ju fuqizojë për të qenë dritat e Krishtit në një botë të errët “Ju jeni dritat e botës … ndriçoni që të gjithë t’ju shohin” (Mateu 5:14).


Ndërsa lexoni, meditoni dhe zbatoni Fjalën e Perëndisë në jetën tuaj çdo ditë, do pajiseni më mirë për të detektuar dritat artificiale të armikut, për të qëndruar në shtegun e ndriçuar nga Perëndia dhe për të shkëlqyer fort për Krishtin në familjen dhe komunitetin tuaj.


Bazuar në këtë pjesë nga Bibla, si do ta përshkruanit Jezusin? 


Çfarë mësuat për Të nëpërmjet asaj që Ai thotë dhe bën?



Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

DRITA - Të Tërhequr Drejt Jetës Përmes Dritës Së Mrekullueshme Të Perëndisë

Ndërsa lexoni, meditoni dhe zbatoni Fjalën e Perëndisë në jetën tuaj çdo ditë, do pajiseni më mirë për të detektuar dritat artificiale të armikut, për të qëndruar në shtegun e ndriçuar nga Perëndia dhe për të shkëlqyer f...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë NBS2GO, Rebecca Davie, dhe Debbie McGoldrick për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni:  https://nbs2go.com/index.php/albanian/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë