Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

A Mund ta Mposht Vërtet Mëkatin dhe Tundimin? Shembull

Can I Really Overcome Sin and Temptation?

DITA 1 NGA 5

A Mund ta Mposht Vërtet Mëkatin dhe Tundimin?


Në 1 i Samuelit 13:14, profeti Samuel i thotë Saulit, mbretit të Izraelit, se ai po zëvendësohet sepse "Zoti ka kërkuar një njeri simbas zemrës së tij, dhe Zoti e ka caktuar princ të populli të tij.”



Megjithatë, dekada më vonë, ai "burrë simbas zemrës së tij" ka një lidhje me një grua të martuar, që rezulton në një shtatzëni, dhe komploton me sukses për të vrarë burrin e saj në mënyrë që ai të mund ta marrë gruan si bashkëshorten e tij.



Në këtë ngjarje, mbreti David theu nëntë nga Dhjetë Urdhërimet:



10: Ai dëshiroi gruan e të afërmit të tij.



9: Ai gënjeu për mëkatin e tij.



8: Ai e vodhi gruan për vete.



7: Ai e shkeli besnikërinë bashkëshortore.



6: Ai vrau burrin e saj.



5: Ai çnderoi prindërit e tij.



2: Ai bëri një idhull të Bathshebës.



1 dhe 3: Ai e turpëroi Perëndinë dhe emrin e tij.



Të paktën Davidi nuk e shkeli të shtunën—për aq sa dimë ne.



Pse e bëri këtë një njeri simbas zemrës së Perëndisë?



Pse mëkatojmë? Si mund ta mposhtim tundimin? Çfarë bëjmë kur nuk e mposhtim?



Kjo është ajo që do të diskutojmë gjatë katër ditëve të ardhshme.



Prit të Tundohesh


Kur Jezusi mundi sulmet e djallit, armiku "u largua pret tij, për një farë kohe" (Luka 4:13). Nëse Zoti ynë u përball me tundimin, edhe ne do të përballemi.



Djalli është shumë i vërtetë dhe ai të urren. Ti je armiku i tij. Jezusi na paralajmëroi se djalli është një "vrasës që nga fillimi" dhe "një gënjeshtar dhe ati i rrenës" (Gjoni 8:44). Ai është një “luan vrumbullues që kërkon cilin mund të përpijë” (1 Pjetrit 5:8). Ai tundon dhe mashtron secilin prej nesh.



Ja pse: “Pasi dëshira është ngjizur, ajo lind mëkatin; dhe mëkati, kur është rritur, lind vdekjen” (Jakobit 1:15).



Shënoje këtë: mëkati të çon gjithmonë më larg se sa doje të shkoje, të mban më gjatë se sa doje të qëndroje, dhe të kushton më shumë sesa doje të paguaje.



Gjithmonë.



Vetëm pyet mbretin Davidin. Lexo 2 i Samuelit 12 për pasojat shkatërruese.

Dita 2

Rreth këtij plani

Can I Really Overcome Sin and Temptation?

A e ke pyetur ndonjëherë veten: "Pse ende po luftoj me atë mëkat?" Edhe apostulli Pal tha po aq shumë te Romakëve 7:15: "Sepse unë nuk kuptoj atë që bëj, sepse nuk bëj atë që dua, por bëj atë që urrej." Si e ndalojmë mëk...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë David C Cook që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://www.denisonforum.org

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë