Të dëgjojmë PerëndinëShembull
Mashtruar nga Dëshira
Origjina e mëkatit filloi me këto gënjeshtra: Perëndia nuk është i mirë, Atij nuk mund t'i zihet besë dhe Ai mbahet tek ne. Sigurisht që ky mashtrim vazhdon edhe sot. Dhe sikur të mos ishte mjaftueshëm keq, ashtu si Eva, dëshirat tona natyrore bashkojnë forcat e tyre me këto gënjeshtra! I gjithë ky mashtrim i nevojitet Satanit, në mënyrë që të përpiqet të na ndajë nga Perëndia.
Eva pa frutën dhe mendoi se dukej shumë i mirë dhe i këndshëm. Ajo gjithashtu u josh nga karremi i ndriçimit më të madh, i dijes dhe ndoshta edhe e fuqisë më të madhe. Ti do të jesh si Perëndia. Oh, ajo u mashtrua!
Sa për ju? Sa herë keni qenë të mbizotëruar nga epshi i syve tuaj dhe kuptimi juaj i kufizuar? Unë jam duke u përpjekur të mos ju mposht me këtë pyetje, por t'ju lajmëroj për shkak se, mik, nuk duhet të jetë kështu!
Të jetuarit e lidhur me zërin e Perëndisë, do të thotë të ndjekim udhëzimet e Tij për ta pranuar Atë. I jepni lavdi, falënderime dhe lavde për çdo moment, sepse Ai është me ju! Kjo lidhje e shenjtë do të thotë që, në mënyrë të dëshpëruar, e vendosim besimin tonë tek Ai në çdo rrethanë dhe mbyllim veshët dhe sytë nga gjithçka që do të mashtronte zemrat dhe mendjet tona.
Kjo botë nuk është bota ime, dhe nuk është as juaja! Një Qiell dhe Tokë e re presin ata që me qëndrueshmëri durimi vazhdojnë të besojnë Shpëtimtarin e tyre. Ne nuk duhet të bazohemi te përpjekjet për të kapur erën e tek çdo prirje që kalon. Ne nuk duhet të frikësohemi se humbim gjëra të mira, sepse ne e dimë se shpërblime të mëdha të përjetshme na presin. Dhe, ne e dimë se Perëndia ynë është me të vërtetë e vetmja gjë e mirë! Ai është gjithçka që kemi, që na mjafton, Plotësimi ynë!
Pyesni Atin: A ka ndonjë gjë unë duhet të bëj, ose që duhet të di që zemra ime të dëshirojë gjithmonë Ty?
Këshilla për sot e adhurimit është kënga: "Clear the Stage" ("Pastro skenën") nga Jimmy Needham
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Amy Groeschel ka shkruar këtë plan shtatë ditor të Biblës, me shpresën se do të merret drejtpërdrejt nga zemra e Atit tonë të dashur te zemra juaj. Lutja e saj është që ky plan t'ju mësojë për të shmangur zhurmën kundërshtare dhe t' ju zgjojë që të përqendroheni te zëri i Tij.
More