Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të Gjesh Rrugën e Kthimit tek PerëndiaShembull

Finding Your Way Back To God

DITA 2 NGA 5

Do të Doja t’ia Nisja nga e Para



Hapin tjetër zbulues, në udhëtimin tonë drejt kthimit te Perëndia, ne e quajmë zgjimi i keqardhjes. Ti i hedh një vështrim jetës tënde një mëngjes dhe kupton se edhe me gjithë përpjekjet e tua më të mira, i ke bërë gjërat lëmsh. Je i mbushur me zhgënjim dhe keqardhje. Dhe tani që i sheh gjërat më qartë, dëshiron të kishe një mundësi tjetër. Por nuk je i sigurt, nëse kjo mundësi do të vijë.



Po ta mendosh mirë, përse duhet fundja që ti të kesh një mundësi tjetër?



Por mos u largo, qëndro me ne.



Brenda secilit prej nesh, është bindja se kemi ardhur nga mirësia dhe dashuria dhe se jemi krijuar për më tepër. Kur arrijmë pikën e fundit dhe e kuptojmë se çfarë rrëmuje i kemi bërë kësaj jete dhe se çfarë rrëmuje ka bërë jeta me ne, reagimi ynë është të themi: "Do të doja t’ia nisja edhe një herë nga e para"



Gjëja e mrekullueshme është, se ti mund t’ia nisësh nga e para. Intuita jote për origjinën tënde, për mirësi dhe dashuri, është absolutisht e saktë. Perëndia të jep mundësinë t’ia nisësh nga e para.



Shumica prej nesh, kur jemi gati për t’ia nisur nga e para, thjesht duam të kthehemi në jetën që kishim, para se çdo gjë të shkonte drejt shkatërrimit. Por Perëndia ka mendime të tjera. Ai nuk do thjesht të na ndihmojë, të kthehemi në jetën më të mirë që ne imagjinojmë. Ai dëshiron, që ne të përjetojmë një jetë krejtësisht ndryshe. Nuk ndryshon vetëm e ardhmja jote, kur gjen rrugën e kthimit drejt Perëndisë, por edhe e kaluara dhe e tashmja jote gjithashtu.



A je gati t'i japësh fund, një jete të mbushur me ditë plot dhimbje nga e kaluara, pa pasur ndonjë qëllim për të tashmen, dhe pa besim për të ardhmen tënde? Udhëtimi yt larg keqardhjes dhe drejt shtëpisë tënde me Perëndinë, gjithashtu të çon drejt një jete më të thellë dhe më të vërtetë–në llojin e jetës, që të fton të rifillosh sot nga e para dhe të fillosh të jetosh, ashtu si Perëndia ka ëndërruar gjithmonë për ty që ti mund të jetosh... përgjithmonë.



Si do të ishte, sikur të besoje se Perëndia të lejon të rifillosh përsëri nga e para sot? Si do të ndryshonin mendimet e tua për të ardhmen?


Shkrimet e Shenjta

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Finding Your Way Back To God

A po kërkon më shumë nga jeta? Të kërkosh më shumë, është në të vërtetë një dëshirë e zjarrtë për t'u kthyer te Perëndia—kudo që është tani marrëdhënia jote me Perëndinë. Ne të gjithë përjetojmë arritje—ose zgjime—ndërsa...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Grupin Botues të WaterBrook Multnomah që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, vizito: http://yourwayback.org/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë