Më mirë së bashkuShembull
Bëni Miq të Bëni Dishepuj
Çdo njeri është duke kërkuar për një mik të vërtetë – jo vetëm të njohur por persona që janë atje për ju kur keni më shumë nevojë për ta. Perëndia dëshiron që ju të ndërtoni marrëdhenie të vërteta miqësie me njerëzit që janë tashmë në jetën tuaj, në mënyrë që ju mund të ndani Ungjillin me ta. Perëndia ka vendosur këta njerëz – kolegët e punës dhe shokët e klasës, fqinjët dhe shokët e ekipit – në jetën tuaj në mënyrë të veçantë që ju të mund të ndani me ta rreth vendimit më të rëndësishëm që ata do marrin ndonjëherë. Nëse nuk u tregoni atyre se çfarë ka bërë Krishti për ta, atëherë kush do ta bëjë?
Bibla thotë tek Romakëve 12:16, “Bëhu dashamirës me të gjithë. Mos ji krenar dhe të ndihesh se je më i zgjuar se të tjerët. Bëj miqësi me njerëz të zakonshëm.
Të krishterët priren të bien në një nga keto dy ekstreme: izolimin ose imitimin. Disa të krishterë thonë, “Nuk dua të ndotem nga bota. Unë vetëm do ta izoloj veten. Do të ndërtoj një mur dhe kulturën time të vogël.”
Izolimi nuk funksionon! Si do të ndërtoni ndonjë miqësi në këtë mënyrë?
Ektremi tjetër është imitimi, që thotë, “Le të jemi si bota. Do vishemi si ylli më i fundit pop. Do themi çfarë të duam për njerëzit e tjerë. Ne do kemi çfarëdo vlerash dhe qëllime që kultura popullore na thotë që duhet të kemi. Nuk do jemi ndryshe nga bota."
Kjo nuk është ajo që Perëndia do që ju të jeni. Ai nuk dëshiron që ju të dorëzoheni tek emëruesi më i ulët i shoqërisë.
Përgjigjja nuk është izolimi apo imitimi. Është veçimi dhe infiltrimi. Bibla thotë se ju duhet të jeni kripë dhe dritë në botë. Ju duhet të depërtoni botën me mirësinë e Perëndisë.
Kur dal për darkë jashtë dhe porosis peshk shpatë, gjëja e parë që duhet të bëj përpara se ta ha është të vë kripë mbi të. Peshku ka jetuar gjithë jetën e tij në ujë të kripur, megjithatë unë duhet të vë kripë mbi të. Çfarë po ndodh? Ai peshk është izoluar. Nëse Perëndia mund të marrë dhe të mbaj një peshk në ujë të kripur gjithë jetën e tij dhe mos të lejoj që kripa të depërtoj në brendësi të peshkut, atëherë pa dyshim që Perëndia mund të marrë çdo besimtar, të na vendosi në mes të botës dhe të na mbaj larg korruptimit nga vlerat e gabuara.
Perëndia dëshiron që ju të jeni i shenjtë dhe i sigurtë në besimin tuaj. Ai gjithashtu dëshiron që ju të dilni jashtë në botë dhe të njihni njerëzit që ai ka vendosur në jetën tuaj. Ndërsa ndërtoni marrëdhënie me njerëzit përreth jush dhe ndani të Vërtetën me ta, ju do të jeni në botë por nuk do jeni nga bota.
“Fryma e shenjtë, dhurata e Perëndisë, nuk dëshiron që të jeni të frikësuar nga njerëzit por të jeni të mençur, të fortë dhe t’i doni ata dhe të gezoheni me shoqërinë e tyre.”(2 Timoteut 1:7).
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Është e pamundur që të jeni gjithçka që Perëndia dëshiron të jeni dhe të përmbushni qëllimet që u janë vënë në këtë planet për t’u pa asnjë ndihmë. Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin dhe i përkasim njëri-tjetrit në Trupin e Krishtit! Në këtë seri, pastori Rik shpjegon se si të jetosh në marrëdhënie me njerëzit e tjerë.
More