Të kujtojmë gjithçka Zoti ka bërëShembull
Nëse e ke pranuar Krishtin si Shpëtimtarin tënd personal, atëherë ti je një krijim i ri. "E vjetra ka shkuar dhe e reja është këtu!" Gjatë javëve të kaluara e ke hedhur vështrimin tek e kaluara për të kujtuar fuqinë e Perëndisë, besnikërinë e Tij, ata që Perëndia ka përdorur për të të zhvilluar dhe flijimin përfundimtar që bëri Krishti për ne. Sot, reflekto rreth fjalëve që gjenden në 2 Korintasve 5:11-21 rreth fuqisë shpenguese të faljes së Perëndisë. Nuk ka asgjë më tepër të fuqishme, besnike, sakrifikuese dhe jetëndryshuese, sesa falja që Perëndia të ka dhënë përmes Birit të Tij Jezus Krisht. Sot, kujto ndryshimin e jetës që përjetove përmes faljes së Perëndisë. Harroje krejt jetën tënde të vjetër dhe në vend të kësaj kujto ditën që jeta tënde ndryshoi përgjithnjë. Lavdëroje Perëndinë dhe falënderoje për jetën e re në Krishtin.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Prirja tonë e natyrshme është të hedhim vështrimin tek e ardhmja, por ne nuk duhet ta harrojmë kurrë të kalurën. Ky plan është ndërtuar për një kohë 5-ditore për të kujtuar gjithçka që Perëndia ka bërë për të të formuar në njeriun që ti je sot. Çdo ditë do të marrësh një lexim nga Bibla dhe një devocional të shkurtër të ndërtuar për të të ndihmuar të sjellësh në mend ngjarje kyç të ecjes tënde me Krishtin.
More
We would like to thank Life.Church for providing this plan. For more information, please visit: www.life.church