I Shqetësuar për Asgjë Shembull
Ndoshta një nga këto histori të ka bërë përshtypje. Apo ndoshta historia jote me ankth është krejtësisht e ndryshme. Por, çfarëdo beteje që po përballesh me ankth, i njëjti Shpirt që ringjalli Krishtin nga të vdekurit po jeton në ty. Dhe Ai nuk të dha një shpirt frike.
Kjo nuk do të thotë që nëse lufton me ankthin nuk ke besim të mjaftueshëm. Kjo nuk do të thotë që nuk po i beson Zotit aq sa duhet. Në fakt, po sikur ankthi të jetë gjëja që të ndihmon të mësosh të mbështetesh dhe të kesh besim te Zoti? A mund të jetë ankthi në të vërtetë një katalizator për të të afruar më shumë me Zotin?
Ankthi bëhet një dhuratë kur na ndihmon të varemi tek Zoti. Kjo nuk do të thotë që ne të ndalojmë së kërkuari ndihmë ose shpresë. Do të thotë se ne e dimë që ndjekja e paqes është një proces.
Pra, a është e mundur të jetosh vërtet i shqetësuar për asgjë? Po. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë kurrë asgjë për t’u shqetësuar. Por për shkak të Jezusit, ne mund të jetojmë të shqetësuar për asgjë edhe kur ka diçka për t'u shqetësuar - jo nga përpjekjet tona por nga prania e Tij. Shiko përsëri këto vargje:
Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim. Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarësie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus. Filipianëve 4: 6-7 ALBB
Merr frymë në atë të vërtetë. Ne shpesh e fiksojmë fjalën "paqe", por ajo thotë, "paqja e Zotit". Paqja e vërtetë gjendet vetëm në praninë e Zotit. Pra, po sikur përgjigjja ndaj ankthit nuk është më pak stres, por më shumë Zot?
Merr në konsideratë: Si mund të ftoj më rregullisht praninë dhe paqen e Zotit në jetën time?
Lutu: Zot, faleminderit për praninë tënde të vazhdueshme. Unë vij tek Ti sot duke kërkuar paqen që vetëm Ti mund të sigurosh. Unë dua më shumë prej Teje. Unë të ftoj në çdo pjesë të jetës sime. Më ndihmo të mbështetem te Ti më plotësisht dhe tërësisht sot. Unë ti jap të gjitha shqetësimet dhe frikën time. Më ndihmo të jetoj i shqetësuar për asgjë duke u varur tek Ti. Unë të besoj Ty. Unë të jap gjithçka Ty. Në emër të Jezusit, amen.
Nëse ti apo dikush që do po lufton me ankthin, ka ndihmë dhe shpresë të disponueshme. Mëso më shumë rreth asaj se si mund të duket ankthi, si mund ta trajtosh atë, dhe si të ndihmosh të tjerët që po luftojnë .
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Po sikur të ketë një mënyrë më të mirë për të luftuar shqetësimet e pafundme që të mbajnë zgjuar natën? Pushimi i vërtetë është në dispozicion - ndoshta më afër sesa mendon. Zëvendëso panikun me paqen përmes këtij Plani 7-ditor të Biblës nga Life.Church, duke shoqëruar serinë e mesazheve të Pastor Craig Groeschel - "I Shqetësuar për Asgjë".
More