Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Të fillosh një marrëdhënie me JezusinShembull

Beginning A Relationship With Jesus

DITA 4 NGA 7

"Oferta"

Një nga aspektet e shquara të besimit të krishterë është se kjo marrëdhënie me Jezusin është gjithmonë një ofertë. Ajo kurrë nuk është e detyruar.

Njëherë një i ri vrapoi drejt Jezusit, duke e pyetur se çfarë duhej "bërë" për të trashëguar jetën e përjetshme (Marku 10:17-22). Ashtu si Jezusi bënte shpesh, edhe kësaj here e udhëhoqi bisedën për t'i mundësuar këtij burri ta shihte veten në mënyrë të qartë.

E kështu Jezusi as nuk i drejtoi këtij djali të sinqertë një pyetje. Ai thjesht filloi listën e urdhërimeve të judenjve dhe i riu e ndërpreu: "Po, po, unë i kam zbatuar të gjitha ato!" Por ajo që ndodhi më pas është më interesante. Marku 10:21 thotë: "Jezusi e vështroi dhe ndjeu dashuri për të".

Jezusi e vështroi. Ai nuk predikoi një predikim. Ai nuk tregoi me gisht. Në vend të kësaj, Ai e shikoi drejtpërsëdrejti këtë të ri dhe e ktheu vëmendjen e plotë të zemrës dhe mendjes së tij mbi këtë person, duke e ftuar atë që të angazhohej në një marrëdhënie.

Jezusi ndjeu dashuri për të. Ishte në vështrimin e Tij që u zhvillua kjo dashuri dhe jo në zbatimin e rreptë të rregullave apo në veprat e mahnitshme të të riut. Jezusi e vështroi dhe ndjeu dashuri për të prej sinqeritetit.

Është e qartë se i riu me të vërtetë e pëlqente idenë e Jezusit dhe donte të bënte një zgjedhje të mirë. Por kur Jezui bëri ofertën për marrëdhënie, Ai e bëri këtë në kontekstin e angazhimit të plotë: "Shko, shit ç'të kesh, jepua të varfërve dhe ti do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja dhe më ndiq mua". (Mateu 19:21).

Kur Jezusi e pa dhe e deshi këtë njeri, Ai e dinte saktësisht se çfarë duhej t'i kërkonte që të zbulonte zemrën e tij të vërtetë. Duke e prekur çështjen e zotërimeve, Jezusi i shkoi në thelb çështjes së këtij individi.

Dhe Jezusi e pa, e deshi dhe shtroi përpara tij një zgjedhje për marrëdhënie. Mirëpo ky i ri u largua. Kjo është surpriza e Perëndisë. Perëndia e mban të gjithë fuqinë në një marrëdhënie me secilin prej nesh, por çuditërisht, Ai na jep lirinë t'i themi po ose jo Atij.

Ndonjëherë njerëzit thonë: "Nëse Perëndia dëshiron që ne të gjithë të kemi një marrëdhënie me Të, përse nuk na programoi paraprakisht kështu që ne ta bënim një gjë të tillë?" Por dashuria nuk mund të jetë e programuar. Nëse do të ishim të detyruar të thonim po për Jezusin, të detyruar të bëheshim të krishterë, kjo do të shkonte kundër thelbit të karakterit të Perëndisë dhe temës qendrore të krishterimit—veçanërisht që oferta e Jezusit është e bazuar në dashuri, forma më e pastër e dashurisë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Beginning A Relationship With Jesus

A është veçse fillimi në një besim të ri në Jezus Krishtin? A doni të dini më shumë për krishterimin, por nuk jeni të sigurt se çfarë—apo si—të pyesni? Atëherë filloni këtu. Marrë nga libri "Filloni Këtu" nga David Dwight dhe Nicole Unice.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë David Dwight, Nicole Unice dhe David C Cook që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://www.dccpromo.com/start_here/