I ShqetësuarShembull
![Restless](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F15303%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
Dje, ne pamë se si Jezusi e rikornizoi idenë e pushimit ditën e Shabatit si një dhuratë për t'u kënaqur, sesa si një ligj për t'iu bindur. Pra, nëse Shabati ishte, sipas fjalëve të Jezusit, "i bërë për njeriun", (Marku 2:27), lind pyetja, për çfarë ka nevojë njeriu? Siç pamë në ditën e parë të këtij plani, ne kemi nevojë për një kundërhelm për mungesën e pushimit, domethënë rregullisht shkëmbimin e gjërave që thithin jetën për gjëra që japin jetë, duke praktikuar falënderime dhe duke i kujtuar vetes se si vepra e Jezusit në kryq na çliron nga presioni i të punuarit kaq shumë sa të sëmuremi.
Si dhe kur do të bëjmë këto gjëra është e ndryshme nga personi në person. Me Jezusin në besëlidhjen e re, ne nuk jemi më të kufizuar të pushojmë vetëm në një ditë të veçantë të javës. Ju mund të pushoni të "shtunën" ose të pushoni çdo natë pasi të vendosni fëmijët tuaj në shtrat, ose të merrni një pushim vjetor veror, ose, siç do ta kishte tradita, në një ditë të caktuar çdo javë.
Familja ime dhe unë përqafojmë dhuratën e një pushimi të ngjashëm me të Shabatit çdo të Dielë, kur përpiqemi të bëjmë vetëm gjëra që janë "jetëdhënëse" dhe përpiqemi sa më mirë që të mundemi për të ndaluar të gjitha përpjekjet dhe produktivitetin. Për ne, kjo do të thotë të mos përdorim telefonat tanë, të hamë ushqimet tona të preferuara, të kalojmë më shumë kohë me Fjalën e Zotit dhe të shijojmë kohën me familjen dhe miqtë tanë më të afërt. Por gjëja më shplodhëse për mua është që për një ditë, ne me qëllim të pezullojmë çdo bisedë prodhuese. Kjo do të thotë të mos flas për idetë për librin tim të radhës, të mos planifikoj pushimet tona të rradhës dhe të mos diskutoj axhendën për javën e ardhshme. Për një ditë, përpiqemi sa më shumë thjesht të pushojmë dhe të vlerësojmë gjërat e mira, punën dhe njerëzit që Zoti na ka dhuruar - duke mos u përpjekur për asgjë më shumë.
Ndërsa gruaja ime dhe unë filluam të praktikojmë Shabatin disa vjet më parë, u bë e qartë pse Jezusi tha që Shabati është për njeriun dhe jo anasjelltas. Shabati është një mundësi për të pushuar nga presioni i pamëshirshëm i botës për të qenë vazhdimisht duke realizuar, zgjidhur, duke u argëtuar, shpenzuar, postuar dhe duke bërë sa më shumë. Eshtë një ditë për të parë jetën tonë, punën tonë dhe kryqin dhe për të thënë me kënaqësi të madhe, "Kjo është e mjaftueshme!"
Ky lloj pushimi nuk është i lehtë për mua. As që i afrohet kjo fjalë. Por sa më shumë i praktikoj këto pushime të rregullta, aq më pak i shqetësuar dhe në ankth jam. Nëse je i shqetësuar si unë, të nxis ta dëgjosh Jezusin duke të thënë që pushimi i Shabatit është për ty. Nuk është më një urdhër legalist. Eshtë një dhuratë që është më e rëndësishme sot se kurrë më parë. Unë lutem që ti do ta përqafosh këtë gjë.
A ishte i dobishëm ky Plan për ty?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
![Restless](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F15303%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
"Zemrat tona nuk gjejnë paqe derisa të gjejnë prehjen e tyre në Të." Asnjëherë më parë kaq shumë prej nesh nuk e kanë ndjerë shqetësimin që Agustini ka përshkruar me këtë fjali të famshme. Por cila është zgjidhja për mungesën tonë të pushimit të vërtetë? Siç do të tregojë ky plan tre ditor, zgjidhja qëndron pjesërisht në shikimin e praktikës antike të Shabatit përmes një këndvështrimi ndryshe - përmes lenteve të syve të "Ty" - Jezusit - burimi ynë përfundimtar i paqes.
More