Jezusi: Flamuri Ynë i FitoresShembull
Fitorja mbi Mëkatin
Kur Adami dhe Eva së pari nuk iu bindën Perëndisë dhe hëngrën frutin e Pemës së Njohjes të së Mirës dhe të së Keqes në Kopshtin e Edenit, mëkati u bë një pjesë e natyrës së njerëzimit. Që nga ajo kohë, njerëzit kanë lindur natyrisht të ndarë nga Zoti për shkak të këtij mëkati. Për shkak se Ai është i përsosur, Zoti thjesht nuk mund të qëndroj afër mëkatit. Në Dhiatën e Vjetër, Izraelitëve u kërkohej që të sakrifikonin shpesh një qengj të padëmtuar për të shlyer mëkatin. Oferta duhej të ishte perfekte për të mbuluar borxhin e mëkatit - ishte mënyra e vetme që një person mund të qëndronte drejtë në këmbë me Perëndinë.
Jezusi shpesh përmendet si "Qengji i Perëndisë", sepse sakrifica e Tij në kryq mbulonte mëkatin e njerëzimit. Një nga mrekullitë e shumta të kryqit është se e përmbysi mallkimin e mëkatit të Adamit dhe Evës: Ashtu siç një akt mëkati e ndau tërë njerëzimin nga Zoti, sakrifica e bërë nga një person i përsosur mbuloi mëkatin e të gjithë njerëzve dhe bëri një mënyrë pajtimi. Për shkak se Jezusi e ofroi veten për ne, ne kemi mundësinë që të jemi përsëri në marrëdhënie me Perëndinë. Kur Zoti na shikon ne, Ai nuk e sheh mëkatin tonë - Ai sheh drejtësinë e Birit të Tij.
Ndërsa hyjmë në këtë javë të Pashkëve, kalo ca kohë duke reflektuar në dhuratën e jashtëzakonshme që Jezusi na dha kur Ai dha jetën e Tij për të mbuluar mëkatin tonë. Apostulli Pal fillon Romakëve 6:23 duke thënë: "Paga e mëkatit është vdekja". Ne në fakt ishim të vdekur në gjendjen tonë të padrejtë, të destinuar për ndarje të përjetshme nga Zoti. Por Pali vazhdon vargun me të vërtetën përfundimtare shpenguese: "por dhurata e Perëndisë është jeta e përjetshme në Krishtin Jezus, Zotin tonë". Për shkak të Jezusit, borxhi i mëkatit tonë është paguar, dhe ne mund ta shpenzojmë përjetësinë në prani të Perëndisë!
Gjithashtu, pasi Jezusi na ka mbuluar në drejtësinë e Tij, ne jemi të lirë nga fuqia e mëkatit në jetën tonë. Mos e lejo veten të skllavërohesh me natyrën tënde të vjetër mëkatare. Jezusi ka fituar fitoren mbi mëkatin dhe Ai e ka ndarë lirisht atë fitore me ty! Është për liri që je çliruar. Ec në të!
Shkarko imazhin e sotëm href="https://www.dropbox.com/s/gxvefyx6igalaan/Youversion%20Easter_Day%201.jpg?dl=0">këtu.
Rreth këtij plani
Kur festojmë Pashkën, ne festojmë triumfin më të madh në histori. Përmes vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit, Ai përgjithnjë mundi fuqinë e mëkatit dhe të varrit, dhe të gjitha efektet anësore të tyre, dhe Ai zgjodhi ta ndante atë fitore me ne. Këtë javë të Pashkëve, le të rrëmojmë në disa nga fortesat që Ai pushtoi, të reflektojmë në luftën që Ai luftoi për ne dhe ta lavdërojmë atë si Flamurin tonë të Fitores.
More