Noel: Krishtlindja Është Për Të GjithëShembull

Mëkati: Pse Krishtlindja Është Për Të Gjithë
Nga Danny Saavedra
"Madje drejtësia e Perëndisë nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin për të gjithë e mbi të gjithë ata që besojnë, sepse nuk ka dallim; sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë, por janë shfajësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus... " Romakëve 3: 22–24 (ALBB)
Çdo vit ne festojmë Krishtlindjen. Eshtë një kohë e bukur gëzimi dhe me lajme të mira. Ne zbukurojmë një pemë, vendosim dritat, këndojmë këngë të bukura dhe japim dhurata të mrekullueshme. Dhe çdo vit ne të Krishterët pëlqejmë t'u kujtojmë të gjithëve se "Jezusi është arsyeja e sezonit." Por sa shpesh ne vërtet ulemi dhe reflektojmë te pse Ai është arsyeja e sezonit. Pse ka një sezon? Pse e la Jezusi parajsën për të ardhur në Tokë?
Përgjigja e shkurtër? Mëkati ynë. E kupton, Zoti na do aq shumë. Ai na bëri në shëmbëlltyrën dhe ngjashmërinë e Tij (Zanafilla 1:27). Ne ishim xhevahiri kurorëzues i krijimit të Zotit, të bërë për ta përlëvduar Atë dhe për të shijuar një marrëdhënie të përsosur në praninë e Tij përgjithmonë, si fëmijët e Tij të dashur. Ky ishte fati ynë, ajo që jemi bërë për të përjetuar. . . Është ajo që përjetuan Adami dhe Eva. Ata ecnin me Perëndinë, biseduan me Perëndinë dhe shijuan praninë e Tij. Ata duhej të jetonin thirrjen e tyre dhe të shijonin frytet e Kopshtit (Zanafilla 2:15–16). Por pastaj gjithçka shkoi keq. . .kur rënia ndodhi.
Adami dhe Eva lejuan krenarinë dhe impulset e tyre egoiste - dëshirën e tyre për të qenë "si Zoti" - për të turbulluar gjykimin e tyre. Dhe për shkak se ata e lejuan veten të mashtroheshin nga gjarpri, ata dhe të gjithë ne ramë nga hiri. Në atë moment, Pali na thotë, "Prandaj, ashtu si me anë të një njeriu të vetëm mëkati hyri në botë dhe me anë të mëkatit vdekja, po ashtu vdekja u shtri tek të gjithë njerëzit, sepse të gjithë mëkatuan" (Romakëve 5:12). Pjesa më e keqe është se gjëja që ata po kërkonin, që të ishin si Zoti, ata tashmë e kishin. Ata mbanin imazhin dhe ngjashmërinë e Tij dhe vulosja e Tij ishte në zemrat dhe shpirtrat e tyre.
TeMëkati dhe Shpengimi, John Garnier shprehet se, "Mëkati, si rrjedhim prodhon izolim dhe armiqësi ndaj Zotit, ose, me fjalë të tjera, një ndarje morale midis mëkatarit dhe Zotit, që është vdekja shpirtërore; dhe e kundërta e saj është të jesh i gjallëruar, të kesh jetë, d.m.th të pajtohesh me Perëndinë.” Mëkati i Adamit dhe Evës infektoi të gjithë fëmijët e tyre, çdo individ në historinë njerëzore. Ajo shkaktoi një përçarje, një ndarje midis nesh dhe një Zoti të shenjtë dhe të përsosur. Çdo fëmijë i lindur që nga ajo kohë ka lindur i vdekur shpirtërisht, i ndarë nga Zoti - përveç Njërit. Kështu, nëse kemi lindur të vdekur shpirtërisht, pasi të ketë ndodhur një vdekje fizike, bëhet një vdekje e përhershme pa shanse për pajtim.
Te Romakët 6:23 (ALBB), Pali thotë: «Sepse paga e mëkatit është vdekja.» Mëkati në kopshtin e Edenit solli vdekjen e menjëhershme shpirtërore mbi tërë njerëzimin, dhe borxhi i fundit për mëkatin e një personi është vdekja e plotë që ndodh pas vdekjes fizike, kështu që, për të mbuluar borxhin e mëkatit (që është vdekja), diçka (ose dikush) tjetër duhet të vdiste në vend të mëkatarit. Për këtë arsye, akti i sakrificës u bë i domosdoshëm për të paguar borxhin e mëkatit. Pse? Sepse kostoja e mëkatit tonë është vdekja "dhe pa derdhjen e gjakut nuk ka falje" (Hebrenjve 9:22 ALBB).
Rasti i parë i kësaj shihet direkt pas rënies. Te Zanafillën 3:21, thuhet, "Pastaj Zoti Perëndi i bëri Adamit dhe gruas së tij tunika prej lëkure dhe i veshi." E kupton, në mënyrë që Zoti të vishte Adamin dhe Evën dhe të largonte turpin e tyre, Ai duhej të vriste një kafshë, për të derdhur gjakun e saj. Por këtu qëndron thelbi, "Sepse është e pamundur që gjaku i demave dhe cjepve të heqë mëkatet" (Hebrenjtë 10:4 ALBB). Thjesht nuk ishte e mjaftueshme. Dhe kjo është ajo që e bën historinë e Krishtëlindjes kaq të jashtëzakonshme!
Historia e Krishtlindjes është rreth momentit kur plani i lavdishëm i Prëndisë u bë realitet. Si? "Sepse Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme" (Gjoni 3:16 ALBB). Jezusi, Biri i përsosur i Perëndisë, tha: "Ja, unë po vij. . (Hebrenjve 10:7 ALBB) dhe "Dha jetën e tij për mëkatet tona...sipas vullnetit të Perëndisë, Atit tonë.." (Galatasve 1:4 ALBB). Ai pagoi çmimin e mëkateve tona, një herë e përgjithmonë, në mënyrë që të na jepte dhuratën e Zotit, që është "jeta e përjetshme përmes Krishtit Jezus, Zotit tonë" (Romakëve 6:23 ALBB). Falë Jezusit, ne mund të lavdërojmë dhe kënaqemi me Perëndinë edhe më shumë nga sa Adami dhe Eva mundën ndonjëherë. Ne jo vetëm që mund të ecim me Perëndinë, por kemi Frymën e Perëndisë brenda nesh!
Rreth këtij plani

Gjatë 12 ditëve të ardhshme, do të bëjmë një udhëtim nëpër historinë e Krishtlindjes dhe do të zbulojmë jo vetëm pse është historia më e madhe e thënë ndonjëherë, por edhe se si Krishtlindja është me të vërtetë për të gjithë!
More