Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Ardhja: Udhëtimi drejt KrishtlindjesShembull

Advent: The Journey to Christmas

DITA 1 NGA 25



Premtimi i Parë



A e di se premtimi i parë që Perëndia ka bërë ndonjëherë ishte rreth Krishtlindjes? Te Zanafilla, lexojmë se kur Adami dhe Eva mëkatuan për herë të parë në Kopshtin e Edenit, njerëzimi u nda nga prania e Zotit. Mëkati na grabiti nga pafajësia dhe na bëri të papastër. Për shkak se Ai është i shenjtë dhe i përsosur, Zoti nuk mund të jetë në marrëdhënie me atë që është e papastër. Kjo ndarje e theu zemrën e Perëndisë, sepse Ai na do më shumë nga sa mund të imagjinojmë. Zoti menjëherë formoi një plan për pajtimin tonë me Të. Që nga fillimi i ekzistencës njerëzore, Jezusi do të ishte një pjesë e tregimit.



Perëndia i bëri të ditur Satanit atë ditë se çfarë do të vinte. Ai tha, “Dhe unë do të shtie armiqësi midis teje dhe gruas, midis farës sate dhe farës së saj; fara e saj do të shtypë kokën tënde, dhe ti do të plagosësh thembrën e farës së saj.” (Zanafilla 3:15) Diku përgjatë vijës, midis pasardhësve të Evës, do të vinte një Shpëtimtar që do të lironte përgjithmonë Satanin nga fuqia e tij, për të ndarë Zotin nga njeriu. Satani do të përpiqej t’a ndalonte, por Shpëtimtari do t’a shtypte kokën e tij. Nuk ka kthim mbrapa nga kjo!



Krishtlindja shënon fillimin e procesit të Zotit, për të rivendosur marrëdhëniet tona me Të, përmes një Besëlidhjeje të Re. Bota priti mijëra vjet për Shpëtimtarin e premtuar nga Perëndia dhe, më në fund, Ai ishte këtu. Ai që do të mposhte përgjithmonë mëkatin dhe vdekjen, u bë Zoti me ne.



Ndërsa hyjmë në këtë sezon të Ardhjes së Krishtit (Advent), përqendrohu te përmbushja e premtimit të parë të Zotit. Prano që Zoti është i vërtetë me Fjalën e Tij dhe medito për të vërtetën që Ai të do aq shumë, sa dërgoi Birin e Tij të përsosur për të lindur në një botë mëkatare, në mënyrë që Ai mund të kishte një marrëdhënie me ty.



Lutje: O At, jam i mahnitur sesi përgjigjja Jote e parë ndaj mëkatit tonë, ishte premtimi se nuk do largoheshim përgjithmonë. Faleminderit që zgjodhe që në fillim të dërgoje Jezusin, për të krijuar një mënyrë, që ne të jemi në marrëdhënie me Ty. Ndërsa i afrohemi Krishtlindjes këtë vit, më jep një zbulim më të thellë të asaj që ke realizuar kur Ai erdhi në botë. Më lejo të përjetoj gëzimin që Ti ndjeve kur Jezusi lindi dhe përmbushja e premtimit Tënd u vu në lëvizje.



Shkarko imazhin e sotëmkëtu.


Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Advent: The Journey to Christmas

Krishtlindja është me të vërtetë historia më e madhe e thënë ndonjëherë: besnikëria, fuqia, shpëtimi dhe dashuria e përsosur e Perëndisë. Le të bëjmë një udhëtim gjatë 25 ditëve të ardhshme për të zbuluar planin e ndërli...

More

Dëshirojmë të falënderojmë kishën e 'Highlands' që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni: https://www.churchofthehighlands.com/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë