Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

VdekjaShembull

Death

DITA 1 NGA 7

Vdekja është pjesë e jetës. Shumica prej nesh kanë përjetuar pikëllimin dhe trishtimin që vjen kur na është marrë prej nesh dikush që e njohim. Disa vdekje janë më të lehta për t'u përballur se disa të tjera, por pavarësisht nga rrethanat, ajo nuk është kurrë diçka e lehtë. Ngrihen kaq shumë pyetje në zemrat tona kur mendojmë për humbjen e një të afërmi. Disa njerëz fajësojnë Perëndinë dhe zemërohen dhe të tjerë thjesht mbyllen. Të paktë janë ata që dinë si ta përballin vdekjen në mënyrë të perëndishme. Fatmirësisht për ne, Perëndia dëshiron të jetë burimi ynë i forcë dhe i ngushëllimit në kohë të tilla. Hidhi një vështrim zemrës që Perëndia ka për ty ndërsa përballesh me një zemër të thyer.

Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Death

Vdekja është diçka me të cilën të gjithë duhet të përballen gjatë jetës. Ngrihen kaq shumë pyetje të cilat mund ta na tronditin krejt. Ky plan shtatë ditor do t'ju japë një shikim të shkurtër rreth asaj që ka për të thënë Bibla se si të gjejmë forcë dhe ngushëllim përballë vdekshmërisë sonë.

More

This plan was created by Life.Church