Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Plani i Zotit Për Jetën TëndeShembull

God’s Plan For Your Life

DITA 3 NGA 6

Si e zbulon planin e Zotit për jetën tënde?

Nëse ke vrapuar ndonjëherë në ndonjë garë, e di se është e rëndësishme të mbash ritmin e duhur.Nëse vrapon shumë ngadalë, do të mbetesh mbrapa me lehtësi dhe të tjerët do ta kalojnë. Nëse vrapon shumë shpejt, megjithatë mund të lodhesh shpejt dhe madje mund të mos kesh më forcë ta përfundosh garën.

Të gjesh ritmin e duhur gjatë vrapimit të një gare mund të jetë sfiduese. Për fat të mirë, kur bëhet fjalë për jetën tonë të Krishterë, kemi dikë që e vendos ritmin për ne.

Galatasve 5:25 na thotë “Në qoftë se rrojmë në Frymë, në Frymë duhet edhe të ecim.”

Nëse do të vazhdojmë të ecim në Frymë, kjo do të thotë se Fryma e Shenjtë vendos ritmin për ne. Ne nuk duhet të mbetemi prapa ose të vrapojmë përpara—ne duhet të ecim me të njëjtin hap.

Kur qëndrojmë në një hap me Frymën, Ai na siguron urtësi dhe aftësi për të na ndihmuar të udhëheqim vendimet tona. Fjalët e Urta 3:6 na thotë se kur i nënshtrohemi Zotit, Ai drejton shtigjet tona dhe ndihmon për t’i bërë ato të drejta.

Mirë, e gjitha kjo tingëllon shkëlqyeshëm në teori. Por, si mund të qëndrojmë në të vërtetënë një hap me Frymën?

Këtu janë tre mënyra për të filluar:

1.) Kërkoje Zotin përmes Fjalës së Tij.Meqenëse po e lexon këtë Plan Biblik në Aplikacionin Biblik, ti je në rrugën e duhur duke e bërë tashmë këtë! Bëje zakon të lexosh Fjalën e Zotit çdo ditë. Ka shumë Plane të ndryshme Biblike që mund të fillosh, dhe nëse ke nevojë për mbështetje, mund ta bësh edhe me grupin tënd të vogël!

2.) Lutu rregullisht. Mos lejo që ideja e lutjes të të frikësojë. Të lutesh do të thotë thjesht të bisedosh me Perëndinë, dhe pastaj t’a dëgjosh Atë. Nëse shpërqëndrohesh lehtësisht (si të gjithë ne), është e dobishme të hapësh aplikacionin e Shënimeve në telefonin tënd dhe të shkruash për atë që dëshiron të lutesh.

3.) Qëndro në komunitet Të qëndrosh në një hap me Frymën do të thotë të jesh rreth ndjekësve të tjerë të Krishtit që mendojnë në të njëjtën mënyrë. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të qëndrosh me grupin tënd të vogël dhe të frekuentosh rregullisht kishën. Akoma më mirë: fillo të shërbesh diku në kishë. Do të takosh njerëz të rinj dhe do të zhvillosh miqësi më të thella me Krishterë të tjerë.

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

God’s Plan For Your Life

Cili është plani i Zotit për jetën tënde? Kjo është një nga pyetjet më të zakonshme që ne, si ndjekës te Krishtit, kemi. Por, nëse jemi të sinqertë, ideja e planit të Zotit për jetën tonë mund të jetë pak dërrmuese. Gjatë këtij Plani Biblik 6 ditor ne do të mësojmë se plani i Perëndisë nuk është aq i ndërlikuar sa ne shpesh mendojmë, por është shumë më i mirë sesa mund ta imagjinojmë.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që siguroi këtë plan. Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni: www.life.church