Romakëve 8:35-37
Romakëve 8:35-37 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kush do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? Mos vallë pikëllimi a hidhërimi, përndjekja a uria, të zhveshurit a rreziku apo shpata? Sikurse është shkruar: për ty po na vrasin tërë ditën e na trajtojnë si dele për t'u therur. Por në të gjitha këto gjëra ne dalim më shumë se fitimtarë me anë të atij që na deshi.
Ndaje
Lexo Romakëve 8Romakëve 8:35-37 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kush do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? Pikëllimi, a ngushtica, a përndjekja, a uria, a të zhveshurit, a rreziku, a shpata? Siç është shkruar: ''Për ty po vritemi gjithë ditën; u numëruam si dele për therje''. Por në të gjitha këto gjëra ne jemi më shumë se fitimtarë për hir të atij që na deshi.
Ndaje
Lexo Romakëve 8