Zbulesa 5:6-8
Zbulesa 5:6-8 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Pastaj, pashë një qengj që qëndronte në mes të fronit, të katër gjallesave e pleqve. Ai dukej si i therur dhe kishte shtatë brirë e shtatë sy, që janë shtatë shpirtrat e Perëndisë, të dërguara në të gjithë dheun. Ai shkoi e mori librin nga dora e djathtë e atij që rrinte ulur në fron. Kur Qengji mori librin, katër gjallesat dhe njëzet e katër pleqtë ranë përmbys para tij. Secili kishte nga një harpë dhe kupa të arta të mbushura me temjan që janë lutjet e të shenjtëve.
Zbulesa 5:6-8 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe pashë, në mes të fronit dhe të katër qenieve të gjalla dhe në mes të pleqve, një Qengj si i therur, i cili kishte shtatë brirë dhe shtatë sy, që janë të shtatë Frymërat e Perëndisë, të dërguar në gjithë dheun. Ai erdhi dhe mori librin nga dora e djathtë e atij që rrinte mbi fron. Dhe, mbasi e mori librin, të katër qeniet e gjalla dhe të njëzet e katër pleqtë ranë përmbys përpara Qengjit, duke pasur secili një qeste dhe disa kupa ari plot me erë të këndshme, të cilat janë lutjet e shenjtorëve.