Zbulesa 5
5
Libri dhe Qengji
1Në të djathtë të atij që rrinte ulur në fron pashë një libër të shkruar në të dyja anët#5.1 ose: brenda dhe jashtë, të vulosur me shtatë vula. 2Pashë edhe një engjëll të fuqishëm që shpallte me zë të lartë: «Kush është i denjë të thyejë shtatë vulat e të hapë librin?». 3Por, askush, as në qiell, as mbi tokë, as nën tokë, nuk mund ta hapte librin e ta shihte atë.
4Atëherë unë fillova të qaj shumë, ngaqë nuk u gjet askush i denjë për ta hapur librin dhe për ta parë atë. 5Një nga pleqtë më tha: «Mos qaj! Ja! Luani nga fisi i Judës, rrënja e Davidit, ngadhënjeu dhe mund t'i thyejë të shtatë vulat e ta hapë librin».
6Pastaj, pashë një qengj që qëndronte në mes të fronit, të katër gjallesave e pleqve. Ai dukej si i therur dhe kishte shtatë brirë e shtatë sy, që janë shtatë shpirtrat e Perëndisë, të dërguara në të gjithë dheun.
7Ai shkoi e mori librin nga dora e djathtë e atij që rrinte ulur në fron. 8Kur Qengji mori librin, katër gjallesat dhe njëzet e katër pleqtë ranë përmbys para tij. Secili kishte nga një harpë dhe kupa të arta të mbushura me temjan që janë lutjet e të shenjtëve. 9Ata këndonin një këngë të re e thoshin:
«I denjë je për të marrë librin
dhe për të thyer vulat e tij,
sepse u there e me gjakun tënd ke blerë për Perëndinë
njerëz nga çdo fis, gjuhë, popull e komb.
10I bëre mbretër e priftërinj për Perëndinë tonë
dhe ata do të mbretërojnë mbi dhe».
11Pastaj pashë përsëri dhe dëgjova zërin e shumë engjëjve që kishin rrethuar fronin, gjallesat dhe pleqtë. Numri i tyre ishte me mijëra, me dhjetëra mijëra. 12Ata thoshin me zë të lartë:
«I denjë është Qengji i therur
për të marrë pushtetin,
pasurinë, urtinë, fuqinë,
nderin, lavdinë e bekimin».
13Pastaj dëgjova çdo krijesë në qiell, mbi tokë, nën tokë, në det, gjithë krijesat e gjithësisë, që thoshin:
«Atij, që rri ulur në fron, dhe Qengjit
u qoftë bekimi, nderi, lavdia e pushteti,
në shekuj të shekujve».
14Katër gjallesat thanë: «Amen!», ndërsa pleqtë ranë përmbys dhe adhuruan#5.14 dorëshk. të tjera edhe: atë që rron në shekuj të shekujve.
Aktualisht i përzgjedhur:
Zbulesa 5: AL1
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020