Zbulesa 3:19-22
Zbulesa 3:19-22 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Unë i qortoj dhe i ndëshkoj ata që dua. Ji, pra, i zellshëm e pendohu! Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas. Nëse dikush ma dëgjon zërin e ma hap derën, unë do të hyj e do të ha darkë me të dhe ai me mua. Atë që fiton do ta vë të ulet me mua në fronin tim, ashtu siç fitova unë dhe u ula me Atin tim në fronin e tij. Kush ka veshë le të dëgjojë çfarë u thotë kishave Shpirti».
Zbulesa 3:19-22 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Unë të gjithë ata që i dua i qortoj dhe i ndëshkoj; prandaj ji i zellshëm dhe pendohu. Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe hap derën, unë do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua. Kujt fiton do t'i jap të ulet me mua mbi fronin tim, sikurse edhe unë fitova dhe u ula me Atin tim mbi fronin e tij. Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që u thotë Fryma kishave''.