Zbulesa 3:14-19
Zbulesa 3:14-19 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
«Engjëllit të kishës në Laodice shkruaji: kështu thotë Amen-i, dëshmitari besnik dhe i vërtetë, burimi i çdo gjëje të krijuar nga Perëndia: i njoh veprat e tua. Nuk je as i ftohtë, as i nxehtë. Sa mirë do të ishte të ishe i ftohtë ose i nxehtë! Por meqenëse je kështu i vakët, as i nxehtë, as i ftohtë, do të të vjell nga goja. Ti thua: “Jam i pasur dhe kam vënë pasuri të madhe. Nuk kam nevojë për asgjë”. Por ti nuk e di që je i mjerë e i gjorë, i varfër, i verbër e i zhveshur. Të këshilloj të blesh nga unë ar të pastruar në zjarr, që të pasurohesh, si dhe rroba të bardha që të mbulohesh e të mos duket turpi i lakuriqësisë sate. Lyej edhe sytë me kolir që të shohësh. Unë i qortoj dhe i ndëshkoj ata që dua. Ji, pra, i zellshëm e pendohu!
Zbulesa 3:14-19 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
''Dhe engjëllit të kishës në Laodice shkruaji: këtë thotë Ameni, Dëshmitari besnik dhe i vërtetë, Fillimi i krijesës së Perëndisë. Unë njoh veprat e tua, që ti nuk je as i ftohtë as i ngrohtë. Do të doja të ishe i ftohtë ose i ngrohtë! Por, mbasi je kështu i vakët, dhe as i ftohtë e as i ngrohtë, unë do të të vjell nga goja ime. Sepse ti thua: "Unë jam i pasur, u pasurova dhe s'kam nevojë për asgjë"; edhe nuk e di se ti je qyqar e mjeran, i varfër, i verbër dhe i zhveshur. Të këshilloj të blesh nga unë ar të kulluar në zjarr që të bëhesh i pasur; edhe petka të bardha që të vishesh dhe të mos duket turpi i lakuriqësisë sate; edhe vajos sytë e tu me kolir, që të shohësh. Unë të gjithë ata që i dua i qortoj dhe i ndëshkoj; prandaj ji i zellshëm dhe pendohu.