Zbulesa 3:1-6
Zbulesa 3:1-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
«Engjëllit të kishës në Sardë shkruaji: kështu thotë ai që ka shtatë shpirtrat e Perëndisë dhe shtatë yjet: i njoh veprat e tua. Thuhet se jeton, por je i vdekur. Rri zgjuar e jepu forcë të tjerëve, atyre që janë në prag të vdekjes, se veprat e tua para Perëndisë nuk i gjeta të përsosura. Kujto çfarë ke marrë dhe ke dëgjuar! Zbatoji e pendohu! Po të mos zgjohesh do të vij si vjedhës dhe nuk do ta dish orën kur kam për të ardhur kundër teje. Por ka disa nga ju në Sardë që nuk i keni përlyer rrobat. Ju do të jetoni me mua veshur me të bardha, sepse jeni të denjë. Ai që fiton do të vishet me rroba të bardha. Emrin e tij nuk do ta fshij nga libri i jetës, por do ta rrëfej para Atit tim dhe para engjëjve të tij. Kush ka veshë, le të dëgjojë çfarë u thotë kishave Shpirti».
Zbulesa 3:1-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
''Dhe engjëllit të kishës në Sardë shkruaji: këto gjëra thotë ai që ka të shtatë Frymërat e Perëndisë dhe të shtatë yjet. Unë i di veprat e tua; ti ke emrin se jeton, por je i vdekur. Ji syçelë dhe forco mbetjen e gjërave që gati po vdesin, sepse nuk i gjeta të përkryera veprat e tua përpara Perëndisë tim. Kujto, pra, atë që more dhe dëgjove, dhe ruaje edhe pendohu. Po të mos rrish zgjuar, unë do të vij te ti si vjedhës, dhe nuk do të dish në ç'orë do të vij te ti. Por ke disa veta në Sardë, që nuk i ndotën petkat e tyre; edhe do të ecin me mua të veshur në të bardha, sepse janë të denjë. Kush fiton do të vishet me rroba të bardha dhe unë nuk do ta fshij emrin e tij nga libri i jetës, por do të rrëfej emrin e tij përpara Atit tim dhe para engjëjve të tij. Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që Fryma u thotë kishave''.