Psalmet 95:6-11
Psalmet 95:6-11 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Eni, le t’lusimë, e le t’i biemë ndër kambë, le të bienë ndë gjunë përpara Zotit, qi na krijoi. Se ai ashtë Perëndia ynë, edhe na jemi populli i kullotës’ ati, edhe dhent’ e dorës’ ati. Sod ndë ndëgjofshi zanin’ e ati, Mos ashpëroni zemërënë tuei, porsi ndë idhënimt t’asai ditësë të gërgamit ndë shkretinët, atie ku më gërganë atenitë tuei, e më shprovuenë, edhe panë punët’ e mia. Katerdhetë viet u idhënueshë me ate bres, edhe thashë: Kyi ashtë nji popull me zemërë të gënjyeme, edhe ata nukë ngjofnë udhët’ e mia. Përandai u përbetueshë ndë zemërimt t’em, se s’kanë me hymë ndë të praitunit t’em.
Psalmet 95:6-11 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ejani të adhurojmë e të biem në gjunjë, le të gjunjëzohemi para ZOTIT, krijuesit tonë! Se ai është Perëndia ynë e ne populli i kullotës së tij, tufa, që ai e ruan me dorën e vet. Dëgjojeni, pra, sot zërin e tij: «Mos e ngurtësoni zemrën si në Meribë, si në ditën e Masës, në shkretëtirë, kur etërit tuaj më vunë në provë, më tunduan edhe pse i kishin parë veprat e mia. Për dyzet vjet m'u neverit ajo brezni, e thashë: “Ky popull e ka zemrën tërë dredhi e udhët e mia nuk i njeh”. Prandaj u përbetova në zemërimin tim: “Nuk kanë për të hyrë në prehjen time!”».
Psalmet 95:6-11 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara Zotit që na ka bërë. Sepse ai është Perëndia ynë dhe ne jemi populli i kullotës së tij dhe kopeja për të cilën ai kujdeset. Sot, po të jetë se dëgjoni zërin e tij, "mos e fortësoni zemrën tuaj si në Meriba, si ditën e Masas në shkretëtirë, ku etërit tuaj më tunduan dhe më vunë në provë, edhe pse i kishin parë veprat e mia. Për dyzet vjet e pata neveri atë brez dhe thashë: "Janë një popull me zemër të përdalë dhe nuk i njohin rrugët e mia. Prandaj u betova në zemërimin tim: Nuk do të hyjnë në prehjen time".