Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 95

95
1Ejani t'i këndojmë Zotit,
të brohorasim për shkëmbin e shpëtimit tonë.
2Le të dalim para tij me falënderim,
le të brohorasim për të me këngë.
3Se Perëndi madhështor është Zoti,
mbret i madh mbi gjithë perënditë.
4Në dorën e tij janë thellësitë e tokës,
të tijat janë majat e maleve.
5I tij është edhe deti, ai e krijoi,
duart e tij i dhanë trajtë dheut.
6Ejani të adhurojmë e të biem në gjunjë,
le të gjunjëzohemi para Zotit, krijuesit tonë!
7Se ai është Perëndia ynë
e ne populli i kullotës së tij,
tufa, që ai e ruan me dorën e vet.
Dëgjojeni, pra, sot zërin e tij:
8«Mos e ngurtësoni zemrën si në Meribë,
si në ditën e Masës, në shkretëtirë,
9kur etërit tuaj më vunë në provë,
më tunduan edhe pse i kishin parë veprat e mia.
10Për dyzet vjet m'u neverit ajo brezni, e thashë:
“Ky popull e ka zemrën tërë dredhi
e udhët e mia nuk i njeh”.
11Prandaj u përbetova në zemërimin tim:
“Nuk kanë për të hyrë në prehjen time!”».

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 95: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr