Psalmet 95:1-6
Psalmet 95:1-6 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Eni, le të gëzohemi për Zotinë, le të brohorijmë për gurin’ e shpëtimit t’ynë. Le t’ia mbërrimë përpara ati bashkë me lavdurim, le të brohorijmë për ate me psallma. Se Zoti ashtë Perëndia i math, edhe mbëret i math përmbi gjithë perëndinat. Se nd’dorët t’ati janë të thellat’ e dheut, edhe të naltat’ e malevet janë t’ati. Se deti asht’ i ati, edhe ai e bani ate, edhe duert’ e ati krijuenë tokënë. Eni, le t’lusimë, e le t’i biemë ndër kambë, le të bienë ndë gjunë përpara Zotit, qi na krijoi.
Psalmet 95:1-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ejani t'i këndojmë ZOTIT, të brohorasim për shkëmbin e shpëtimit tonë. Le të dalim para tij me falënderim, le të brohorasim për të me këngë. Se Perëndi madhështor është ZOTI, mbret i madh mbi gjithë perënditë. Në dorën e tij janë thellësitë e tokës, të tijat janë majat e maleve. I tij është edhe deti, ai e krijoi, duart e tij i dhanë trajtë dheut. Ejani të adhurojmë e të biem në gjunjë, le të gjunjëzohemi para ZOTIT, krijuesit tonë!
Psalmet 95:1-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ejani, t'i këndojmë me gëzim Zotit; t'i dërgojmë britma gëzimi kalasë së shpëtimit tonë. Le të shkojmë në prani të tij me lavde, ta kremtojmë me këngë. Sepse Zoti është një Perëndi i madh dhe një Mbret i madh mbi gjithë perënditë. Në duart e tij janë thellësitë e tokës dhe të tijat janë majat e larta të maleve. I tij është deti, sepse ai e ka bërë, dhe dheu i thatë që duart e tij kanë modeluar. Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara Zotit që na ka bërë.